LAJMI I FUNDIT:

Ministri izraelit i Financave thotë se do të ‘rrëzojë qeverinë’ nëse Izraeli nuk pushton Gazën

Ministri izraelit i Financave thotë se do të ‘rrëzojë qeverinë’ nëse Izraeli nuk pushton Gazën

Ministri izraelit i Financave të ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, i cili është kreu i Partisë Sioniste Fetare, thuhet se i ka bërë thirrje Izraelit të pushtojë Rripin e Gazës dhe të vendosë një qeveri ushtarake, duke kërcënuar se do të rrëzojë qeverinë nëse kjo nuk ndodh.

Izraeli “duhet të pushtojë Gazën dhe të krijojë një qeveri të përkohshme ushtarake, sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të mposhtur Hamasin”, u citua të ketë thënë ai për radion e ushtrisë së Izraelit.

“Unë do ta rrëzoj qeverinë nëse nuk kthehet në luftime në një mënyrë që të marrim të gjithë Rripin e Gazës dhe ta qeverisim atë”, tha ai, duke shtuar se Izraeli do të sigurojë ndihmë humanitare për palestinezët në Gaza në atë skenar.


Smotrich e ka quajtur marrëveshjen e armëpushimit të Gazës një “gabim shumë të rëndë” dhe një “dorëzim ndaj Hamasit”, transmeton Telegrafi.

Të enjten, partia e Smotrich tha në një deklaratë se kushti i saj për të mbetur në qeveri do të ishte kthimi në luftime në fund të fazës së parë të marrëveshjes, në mënyrë që të shkatërrojë Hamasin dhe të kthejë të gjithë pengjet.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është bërë më i varur nga mbështetja e Smotrich dhe elementëve të tjerë të ekstremit të djathtë të qeverisë së tij të koalicionit, që kur ish-ministri i Mbrojtjes Benny Gantz dha dorëheqje nga kabineti i luftës të Izraelit verën e kaluar, për strategjinë në luftën kundër Gazës dhe mënyrën se si për të sjellë në shtëpi pengjet izraelitë.

Netanyahu ka thënë më parë se nuk dëshiron të pushtojë përgjithmonë Rripin e Gazës. Më herët sot, ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir njoftoi tërheqjen e partisë së tij Otzma Yehudit nga koalicioni i brishtë i Netanyahut pas shpalljes së armëpushimit, që do të thotë se koalicioni vazhdon me 62 vende parlamentare në Knesset 120-vendësh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të lirimit të tri pengjeve të para izraelite nga Hamasi

Pamje të lirimit të tri pengjeve të para izraelite nga Hamasi

Botë
Tre ministra të ekstremit të djathtë dhanë dorëheqjen nga qeveria izraelite për shkak të marrëveshjes së armëpushimit

Tre ministra të ekstremit të djathtë dhanë dorëheqjen nga qeveria izraelite për shkak të marrëveshjes së armëpushimit

Botë
Ambasadori gjerman në SHBA paralajmëron se Trump dëshiron të ripërcaktojë rendin kushtetues

Ambasadori gjerman në SHBA paralajmëron se Trump dëshiron të ripërcaktojë rendin kushtetues

Amerika
Emërim i papritur nga Trumpi, agjenti që e shpëtoi nga atentati merr kontrollin e Shërbimit Sekret të SHBA-së

Emërim i papritur nga Trumpi, agjenti që e shpëtoi nga atentati merr kontrollin e Shërbimit Sekret të SHBA-së

Amerika
Kush janë Resnickët, miliarderët që akuzohen për mungesën e ujit për shuarjen e zjarreve në Los Angeles?

Kush janë Resnickët, miliarderët që akuzohen për mungesën e ujit për shuarjen e zjarreve në Los Angeles?

Amerika
Ministri izraelit i Financave thotë se do të 'rrëzojë qeverinë' nëse Izraeli nuk pushton Gazën

Ministri izraelit i Financave thotë se do të 'rrëzojë qeverinë' nëse Izraeli nuk pushton Gazën

Azia
Kalo në kategori