Princi Harry mund të përballet me dëbim nga Shtetet e Bashkuara brenda disa muajsh pasi Donald Trump të marrë postin e presidentit, ka pohuar një ekspert i shquar politik.
Nile Gardiner, pjesë e institutit të njohur të mendimit në Uashington, Heritage Foundation, i ka thënë gazetës Daily Express se fushata e tyre për të detyruar publikimin e aplikacionit të imigrimit të Princit Harry mund të sjellë një përparim të madh sapo 78-vjeçari të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.
Ky institut konservator paditi vitin e kaluar Departamentin e Sigurisë Kombëtare në përpjekje për të detyruar zbulimin e aplikacionit të vizës së Princit, i cili do të tregonte nëse ai ka pranuar përdorimin e substancave të paligjshme, transmeton Telegrafi.
Në autobiografinë e tij, Spare, Princi Harry ka rrëfyer se ka përdorur kanabis, kokainë dhe kërpudha halucinogjene, të cilat, sipas Heritage Foundation, do t’ia kishin penguar hyrjen në Shtetet e Bashkuara.
Pavarësisht se padia ligjore u hodh poshtë nga një gjykatës në shtatorin e kaluar, Gardiner tani beson se Donald Trump do të përdorë fuqitë e tij ekzekutive për të ndryshuar vendimin dhe për të publikuar dokumentet. Publikimi i tyre mund të zbulojë që Princi Harry ose ka gënjyer në aplikacionin zyrtar, ose ka marrë trajtim të favorizuar për shkak të statusit të tij.
Duke folur nga zyra e Heritage Foundation pranë Kapitolit të SHBA-së, Gardiner tha se beson se një veprim i tillë nga Donald Trump mund të ndodhë brenda disa muajsh nga marrja e detyrës dhe mund të çojë në dëbimin e Princit Harry shumë shpejt.
Ai shtoi se “ne duam të dimë nëse ai ka qenë i ndershëm dhe i sinqertë në aplikimin e tij të imigrimit”.
“Nëse dikush gënjen në një aplikim për imigrim në SHBA, kjo përbën një vepër penale dhe ai person mund të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara. Prandaj, ne po kërkojmë publikimin e këtyre dokumenteve që populli amerikan të shohë se çfarë përmbajnë ato. Nëse ai nuk ka asgjë për të fshehur, duhet të mbështesë publikimin e këtyre të dhënave”, pohoi Gardiner. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush janë Resnickët, miliarderët që akuzohen për mungesën e ujit për shuarjen e zjarreve në Los Angeles?
Kanali i Panamasë, sfidat e ndërtimit të një lidhjeje midis oqeaneve
SpaceX "humbet" raketën "më të madhe dhe më të fuqishme në botë" - disa minuta pas ngritjes nga Teksasi
Donald Trump: A do të jetë ai lideri që i jep fund luftës në Ukrainë?
Për herë të parë në histori - filmohet me zë meteori që godet tokën
Komandanti ukrainas: Ushtarët e Wagner janë fëmijë në krahasim me koreano-veriorët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta