LAJMI I FUNDIT:

Redoni për Eglin: Nuk e di nëse është dashuri, do ta pres jashtë

Redoni për Eglin: Nuk e di nëse është dashuri, do ta pres jashtë

Redon Berani, ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, ka folur për emocionet që ka përjetuar gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBVA, duke përmendur një tjetër konkurrente, Egli Takon.

Ai ka zbuluar se gjatë kohës së kaluar bashkë, ai ka ndjerë një lidhje të veçantë me Eglin, pas ndarjes së një historie personale me të, që e ka prekur shumë.

Në një intervistë të fundit, Redoni shprehu se kur Egli ndau historinë e saj të vuajtjes dhe ankthit, ai e ndjeu shumë afër, pasi kjo përputhej me një përvojë që ai vetë kishte kaluar. “Kur ajo tregoi historinë e saj, ndjeva diçka të fortë, sepse ishte një histori që unë e kam përjetuar. Ishte një moment që më afroi shumë me të”, tha ai.


Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtari tha se në BBVA kishte hyrë për lojë, por përvoja me Eglin e ka bërë atë të përjetojë emocione të vërteta, ndryshe nga çfarë priste.

Ai foli për momentin kur zbuluan disa shije dhe preferenca të përbashkëta, si për serialet dhe tatuazhin e Eglit, që ai lidhte me djalin e xhaxhit të tij.

“Të tregohem realist, unë aty kam hyrë për të bërë lojë dhe ka qenë vendi i fundit që kam prit që të ndjenja diçka te fortë emocionale, i fundit. Egli kur ka fol rrëfimin e saj, vuajtjen e saj me ankth, më ka prekur shumë se ishte e njëjta histori që kam pasur edhe unë. Ka qenë hapi i parë që më ka afruar mua me të. Në të njëjtën kohë, kur u mërzit ajo që e ka treguar historinë, mua më është kthyer mungesa e djalit të xhaxhit tim, kam qenë gati të shpërthej në lot, se nuk shpërtheva në lot si njerëz normal, po…”

“Kisha frikë të shpërtheja dhe e mbajta veten, ajo e pa që jam keq. Ajo që më ka bërë përshtypje, është se kur kemi fol tema të ndryshme, fillimisht fillova me ca pyetje, më doli se ka shenjë e horoskopit si mbesa ime, ishte shenjë e vogël, folëm për serialet, më tha që kishte të preferuar atë që unë dhe djalin i ndjerë i xhaxhait tim kemi pasur të preferuar dhe u shokova, se kurrë se kisha dëgjuar nga gocat që e pëlqenin. Ishte një shije e përbashkët. Po ashtu, më tregoi një tatuazh, e kishe bërë drynin e jetës, kur ma tregoi, është e njëjta që ka pas me bo i ndjeri djali i xhaxhit tim, që do bënte dorën e vet dhe mua. Aty pata një realizim spiritual, nuk ishte më lojë, por që gjerat u lidhën.

Thashë se me këtë vajzë kam diçka speciale. Më ka dalë në ëndërr, më dha një ndjenjë të mire, por dhe të frikës. Thashë pastaj që nuk mund të bëj më lojë, se këtu po përjetoj emocione reale, po përjetoj gjera që kam frikë të përjetoj”, rrëfeu ai.

Redoni u shpreh se nuk është i qartë nëse simpatia ndaj Eglit është dashuri, por e vlerëson shumë atë si person, duke e cilësuar si një vajzë speciale që nuk i ka dalë nga mendja.

“Nuk e di nëse është dashuri. E çmoj shumë si njeri. Nuk e di nëse do jetë më mua apo më dikë tjetër, por që e çmoj si njeri se më ka ndenjur afër. Kam përjetuar emocione shumë të forta. Do e pres kur të dalë nga shtëpia. E kam një simpati për atë, nuk ma heq njeri prej mendjes, është shumë speciale. Kam qejf të jetë me mua, edhe nëse nuk do jetë, prapë”, tha ai.

Përsa i përket Xumit, i cili po ashtu ka shprehur një simpati për Eglin në BBVA, Redoni theksoi se nuk është aspak xheloz.

“Për Xumin nuk jam aspak xheloz, mendoj se çfarë është e jotja është e jotja”, përfundoi ai.

Në trend Magazina

Më shumë
E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën

E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën

Magazina
Kim Kardashian

Kim Kardashian "martohet" për herë të katërt - kësaj radhe me kolegun e saj aktor Ryan Murphy në një skenë për "All's Fair"

Magazina
G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

Magazina
Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records

Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records

Magazina
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi

Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi

Magazina
Kalo në kategori