LAJMI I FUNDIT:

Probleme teknike, fluturimi Hamburg-Prishtinë devijon në Beograd

Probleme teknike, fluturimi Hamburg-Prishtinë devijon në Beograd

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar pas devijimit të një fluturimi nga Hamburgu për në Prishtinë, i cili përfundoi në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd për shkak të problemeve teknike.

Fluturimi i kompanisë ajrore Eurowings, me numër EW5704, i nisur nga Hamburgu në ora 14:30 me 155 pasagjerë në bord, u detyrua të aterrojë në Beograd për arsye sigurie.

“Sot, fluturimi i planifikuar nga Hamburg – Gjermani për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur nga Hamburg në ora 14:30, me 155 udhëtar ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të aterrojë ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd”, ka njoftuar Aliu.


Sipas tij, pas incidentit, operatori ajror ndërmori masa të menjëhershme duke organizuar një aeroplan alternativ për transportimin e pasagjerëve.

Aeroplani i dytë, me numër fluturimi EW6005, mori udhëtarët e mbetur në Beograd dhe fluturoi për në Köln, Gjermani, ku pritej të aterronte pas mesnatës.

Ministri Aliu ka siguruar qytetarët se autoritetet shtetërore të Kosovës dhe aeroporti i Prishtinës ishin në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë ajrore për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve.

Ai njoftoi gjithashtu se fluturimi i udhëtarëve për në Prishtinë do të organizohet së shpejti nga Eurowings, sipas procedurave standarde për raste të tilla.

Aliu ka bërë të ditur se detaje të mëtejshme rreth incidentit priten të publikohen nga Eurowings në ditët në vijim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Kalo në kategori