LAJMI I FUNDIT:

Rashford mund të bëjë një lëvizje shokuese nëse largohet nga Man United

Rashford mund të bëjë një lëvizje shokuese nëse largohet nga Man United

Një klub befasues thuhet se po monitoron situatën e Marcus Rashford mes rritjes së pasigurisë sa i përket të ardhmes së tij tek Manchester United. 

Rashford ka qenë pjesë e Unitedit që prej moshës shtatë vjeçare dhe ai arriti që përmes akademisë të bëhej pjesë e ekipit të parë, kur iu dha debutimi në vitin 2016 nga Louis Van Gaal. 

Që prej atëherë, 27-vjeçari ka shënuar 138 gola në 426 ndeshje në të gjitha garat, teksa sezoni i tij më i mirë para portës ka qenë ai në 2022/2023 ku kishte realizuar 30 gola. 


Ai sezon kishte bërë që Rashford të nënshkruante një kontratë të re me ‘Djajtë e Kuq’, sipas së cilës përfiton 325 mijë euro në javë dhe ajo skadon në 2028. 

Sidoqoftë, hera e fundit kur Rashford u pa në fushë për Unitedin ishte në triumfin me rezultat 2-1 ndaj Viktoria Plzen në udhëtim në kuadër të Ligës së Evropës, dhe kjo ka bërë që të ngrihen pikëpyetje për të ardhmen e tij. 

Reprezentuesi anglez nuk ka qenë i përfshirë në katër ndeshje nga tekniku Amorim, që duket të jetë një sinjal i qartë se ai nuk bën pjesë në planet e tij. 

Gjiganti italian po përgatit një ofertë befasuese për ta transferuar yllin e Man United
Lexo po ashtu Gjiganti italian po përgatit një ofertë befasuese për ta transferuar yllin e Man United

Thashethemet janë rritur që prej atëherë se kush mund të jetë klubi i tij i ardhshëm dhe tani pjesë e garës është bërë një klub i cili do të bënte që Rashford të ribashkohej me një ish-trajner të tij. 

Sipas një raportimi nga Team Talk, gjiganti turk Fenerbahce ka shprehur interesim për Rashford dhe është në mesin e skuadrave që po monitorojnë situatën e tij. 

Në rast se kjo lëvizje bëhet realitet, atëherë do të ishte një ribashkim i Rashford me Mourinhon, trajner i cili e udhëhoqi atë tek Unitedi mes viteve 2016 dhe 2018./Telegrafi/