LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri sllovak kërcënon Ukrainën me ndalimin e furnizimit me energji, Zelensky: Duket se Putini i dha urdhrin

Kryeministri sllovak kërcënon Ukrainën me ndalimin e furnizimit me energji, Zelensky: Duket se Putini i dha urdhrin

Kryeministri sllovak Robert Fico njoftoi se qeveria e tij do të vlerësojë masat e mundshme reciproke kundër Ukrainës, duke përfshirë ndalimin e furnizimit me energji elektrike, nëse Ukraina ndal transitin e gazit rus në Sllovaki pas 1 janarit.

“Pas 1 janarit, ne do të vlerësojmë situatën dhe mundësitë e masave reciproke kundër Ukrainës”, tha Fico.

“Nëse është e pashmangshme, ne do të ndalojmë furnizimin me energji elektrike që i nevojitet Ukrainës”, shtoi ai.


I menjëhershëm ishte reagimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky i cili akuzoi Ficon për hapjen e një “fronti të dytë energjetik” kundër Ukrainës me urdhër të Rusisë, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Zelensky ndalon transitin e gazit rus përmes Ukrainës, reagon kryeministri sllovak
Lexo po ashtu Zelensky ndalon transitin e gazit rus përmes Ukrainës, reagon kryeministri sllovak

“Duket se Putini i dha Ficos urdhrin për të hapur frontin e dytë të energjisë kundër Ukrainës në kurriz të interesave të popullit sllovak”, shkroi Zelensky në X.

Zelensky tha se Sllovakia aktualisht përbën 19% të importeve të energjisë elektrike të Ukrainës dhe se Ukraina po punonte me fqinjët e saj të Bashkimit Evropian për të forcuar furnizimin.

“Sllovakia është pjesë e tregut të vetëm evropian të energjisë dhe Fico duhet të respektojë rregullat e përbashkëta evropiane”, shkroi ai, duke shtuar se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike në Ukrainë do t’i privonte Sllovakisë 200 milionë dollarë në vit.

Edhe ministria e Jashtme e Ukrainës tha në një deklaratë se Fico ishte në anën e Putinit duke bërë “kërcënime të pakuptimta” për të ndërprerë importet e energjisë në Ukrainë. /Telegrafi/