LAJMI I FUNDIT:

Siljanovska: Duhet t’i shtyjmë përpara reformat, evropian bëhesh duke respektuar të drejtën

Siljanovska: Duhet t’i shtyjmë përpara reformat, evropian bëhesh duke respektuar të drejtën

“Ne duhet të shtyjmë përpara reformat evropiane, Evropa është atdheu ynë, aty e kemi vendin. Njeriu bëhet evropian me shtetin e së drejtës, me një ekonomi liberale, me luftën kundër korrupsionit dhe krimit”. Këtë e tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova në intervistë për Kanal5.

Sipas saj, zyrtarizimi i evropianizimit nuk sjell asgjë dhe nëse ndryshimet kushtetuese do të ishin garanci për evropianizimin, ne tani do të kryesonim BE-në.

Ajo beson se në realitet as Shqipëria dhe as Mali i Zi nuk janë para RMV-së dhe këtë, siç thotë, e ka treguar edhe procesi i skriningut.


“Tridhjetë e gjashtë amendamente në 30 vjet, është koha për të matur lëvizjet. Nuk mendoj se nëse arrijmë në reforma, nëse realizojmë kriteret e Kopenhagës, do të humbasim shumë, as nuk mendoj se nëse themi hajde dhe ndryshimet kushtetuese, atëherë kjo është pak e diskutueshme, sepse është ofenduese që deputetët të ndryshojnë për të disatën herë Kushtetutën. Pra përfaqësojnë qytetarët”.

“Nëse 80 për qind e qytetarëve kanë problem me këtë mënyrë të hapjes së negociatave, unë duhet t’i kushtoj vëmendje legjitimitetit, për mua legjitimiteti nuk vjen nga bashkësia ndërkombëtare, por nga qytetarët. Nuk e di sa herë në Kuvend e kudo tjetër kemi theksuar se procedura është garanci për demokracinë. Askush nuk mund ta kidnapojë shtetin, ta përvetësojë shtetin”, theksoi Siljanovska Davkova.

Ajo gjithashtu theksoi se qëndrimi i BE-së ndaj RMV-së do të ndryshojë nëse do të vazhdojë realisht me reformat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori