Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se nga data 16 dhjetor ka filluar punën stafi i ri i rekrutuar i kuzhinierëve profesional dhe teknik duke përmbyllur, siç tha, suksesshëm periudhën kalimtare të përgatitjes së ushqimit nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Qendra e Studentëve.
Me këtë rast ai i ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan vullnetarisht dhe mundësuan sipas tij që as edhe një ditë të mos ndërpritej shërbimi i ushqimit për pjesëtarët e ushtrisë.
“Gjersa në publik ngriheshin me apo pa vetëdije teori të ndryshme dhe shpërndaheshin dezinformata të dëmshme, Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Qendra e Studentëve ishin ata që vullnetarisht mundësuan që as edhe një ditë të mos ndërpritej shërbimi i ushqimit për pjesëtarët e ushtrisë sonë, gjersa po jetësohej koncepti i ri i shërbimit me ushqim. Shpirti atdhetar e kontributdhënës i tyre që shoqëroi çdo ditë nga tetori deri me datën 16 dhjetor të këtij viti është i paçmim, andaj jam tejet i lumtur që sot prita në ministri, Drejtorin e Qendrës së Studentëve – Ekrem Rudari, Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës – Ismail Dibrani, Drejtorin e Mensës – Fahri Osmani, si dhe njëzet e pesë vullnetarët, kuzhinierët dhe stafi mbështetës nga këto dy institucione. Falënderues ndaj secilit prej tyre që me punë përmbyllën suksesshëm këtë periudhë kalimtare, gjersa jam i ngazëllyer të jap lajmin se nga data 16 dhjetor ka filluar punën stafi i ri i rekrutuar i kuzhinierëve profesional dhe teknik”, ka shkruar ministri Maqedonci.
Ministri ka thënë se ngritja e kapaciteteve të vetë qëndrueshmërisë është faktor i rëndësishëm i sigurisë së një vendi.
“Pena, pushka, buka janë themelet e një shteti në çdo shoqëri, e po të tria këto elemente ruajnë balancën e ushtrisë profesionale. Ministria e Mbrojtjes kishte vizion të qartë që fundi i vitit 2024 do të shënonte fillimin e një etape të re, atë të ngritjes së kapaciteteve vetanake të resurseve humane profesionale për përgatitjen e ushqimit në kazermat e FSK-së”, ka shkruar më tej Maqedonci. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDoni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër