LAJMI I FUNDIT:

Bexheti: Mickoski, në respekt ndaj gjithë shqiptarëve, a keni vullnet që ta tërhiqni iniciativën për kontestimin e Ligjit për gjuhët

Bexheti: Mickoski, në respekt ndaj gjithë shqiptarëve, a keni vullnet që ta tërhiqni iniciativën për kontestimin e Ligjit për gjuhët

Kryetari i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti kërkoi nga kryeministri Hristijan Mickoski që në interes të stabilitetit të vendit të tërheq iniciativat për Ligjin për gjuhët.

“A do e tërhiqni në interes të stabilitetit, progresit dhe të respektit ndaj komunitetit të dytë në këtë shtet, shqiptar, tha mes tjerash Blerim Bexheti në pyetjen drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, partia e të cilit është pjesë e njërës prej 13 nismave në Gjykatën Kushtetuese, ku kontestohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, përcjell “TV21”.

Bexheti pyeti Mickoskin nëse kanë vullnet që ta tërheqin këtë nismë.


“A keni vullnet, gatishmëri, që ta tërhiqni këtë iniciativë, ku kontestoni Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, në respekt ndaj gjithë shqiptarëve, pasi që të jeni të bindur se përveç 10 vetave, 15 që i keni rehatuar në kolltuqet e kabinetit qeveritar tuajin, nuk ka shqiptar që pajtohet me abrogim të ndonjë presje, e jo të ndonjë neni”?”, tha Bexheti.

Bexheti poashtu shtroi pyetjen Kryeministrit se çfarë mekanizmi ka gjetur për partnerin e koalicionit VLEN, që sipas tij, po i ndërrojnë fjalët publike.

“Çfarë mekanizmi keni gjetur për ata që gjithë fjalët e thëna publike, po i ndërrojnë. Nuk dua të përsëritem, kolegu paraprak, unë pa ditur se çfarë pyetje do të parashtrojë, i tha disa çështje për ndryshimet kushtetuese”, tha mes tjerash Bexheti.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori