LAJMI I FUNDIT:

OSBE: Procesi i certifikimit është një hap procedurial thelbësor dhe nuk duhet të ndikohet nga politika

OSBE: Procesi i certifikimit është një hap procedurial thelbësor dhe nuk duhet të ndikohet nga politika

Edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – për zgjedhjet parlamentare të planifikuara më 9 shkurt.

Në një deklaratë, OSBE-ja theksoi rolin kyç të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në promovimin e demokracisë dhe lirive politike në Kosovë, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që ky institucion ka marrë ndër vite.

Megjithatë, Misioni shprehu shqetësim për vendimin e KQZ-së për të mos certifikuar Listën Serbe.


“Procesi i certifikimit është një çështje procedurale që mbështet zgjedhjet demokratike dhe duhet të jetë i lirë nga konsideratat politike,” thuhet në reagimin e OSBE-së.

OSBE  u bëri thirrje autoriteteve të KQZ-së që të ruajnë integritetin e procesit zgjedhor, duke siguruar që veprimet e ardhshme të jenë gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me standardet demokratike.

Pas SHBA-së edhe Gjermania shpreh shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe
Lexo po ashtu Pas SHBA-së edhe Gjermania shpreh shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe, pas shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje se, kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si “Kosova dhe Metohia”.

Për certifikimin e Listës Serbe ka votuar vetëm kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, kundër kanë dalë dy anëtarët e LVV-së, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ndërsa tjerët kanë abstenuar.

SHBA-ja u ka bërë thirrje të gjitha partive që nuk janë të kënaqura me vendimet e KQZ-së, që t’iu drejtohen mekanizmave adekuatë, sikurse Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kalo në kategori