LAJMI I FUNDIT:

Spektakli nuk ka mbaruar, zbulohet kundërshtari i ardhshëm i Tyson Furyt pas humbjes ndaj Usyk

Spektakli nuk ka mbaruar, zbulohet kundërshtari i ardhshëm i Tyson Furyt pas humbjes ndaj Usyk

Promotori Eddie Hearn ka zbuluar se kush mund të jetë kundërshtari i ardhshëm i Tyson Furyt pas humbjes së tij ndaj Oleksandr Usyk dhe ky meç padyshim do t’i thyente të gjitha rekordet.

Në atë që ishte meçi i dytë pas atij të parit që u zhvillua në maj, boksieri britanik i peshave të rënda, Tyson Fury, kishte shpresuar se do t’i hakmerrej Usykut që i shkaktoi humbjen e parë në karrierën e tij profesionale.

Sidoqoftë, rezultati ishte i njëjti si ai i meçit të parë pasi ukrainasi në fund përfundoi me dorën e ngritur lartë nga gjyqtari si fitues i meçit, pas vendimit unanim të gjyqtarëve.


Pas përfundimit të këtij meçi, Hearn ka folur për gazetarët duke sugjeruar se cili mund të jetë misioni i ardhshëm i Furyt.

Ky ishte rezultati që dha Inteligjenca Artificiale për fituesin e meçit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury
Lexo po ashtu Ky ishte rezultati që dha Inteligjenca Artificiale për fituesin e meçit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury

Me Furyn që ka humbur dy herë radhazi ndaj Usyk, Hearn beson se është koha që 36-vjeçari të përballet me një kundërshtar të ri dhe ka sugjeruar bashkëvendësin Anthony Joshua si personin ideal.

“Nuk mendoj se është koha për të bërtitur, kjo natë është Usyk vs Fury, por realiteti është se ka vetëm një luftë për Tyson Fury dhe ajo është ndaj Anthony Joshuas”.

“Është ndoshta lufta më e madhe në histori të boksit britanik, të gjithë do të donin ta shihnin”.

“Dhe meqë ra fjala, nuk dukej se Tyson Fury ka mbaruar, nuk ishte një paraqitje e dobët. Mendoj se Tyson Fury është ende në kulmin e fuqisë së tij, vetëm jo mjaftueshëm sa për ta mposhtur Usyk”, ka thënë Hearn.

“Por për mua, Joshua kundër Fury është ajo që duhet të ndodhë, në Wembley. Unë do t’i bëjë kërkesë Turki Alalshikh që ta bëjë këtë luftë, ndoshta në një ditë tjetër”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori