LAJMI I FUNDIT:

Qeveria edhe këtë vit ndan 100 euro shtesë për fëmijët dhe pensionistët

Qeveria edhe këtë vit ndan 100 euro shtesë për fëmijët dhe pensionistët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media bëri të ditur se edhe këtë vit Qeveria do të ndajë 100 euro shtesë për të gjithë fëmijët që marrin shtesat çdo muaj, dhe pensionmarrësit.

“Të dashur fëmijë të gjithë që jeni nga 0 deri në 16 vjeç dhe jeni pranues të shtesave për fëmijë, do të përfitoni edhe nga 100 euro secili. Kjo nuk është vetëm një dhuratë e fundvitit nga shteti juaj, por investim për mirëqenien tuaj”, tha Kurti.

Kurti bëri të ditur se  në gusht prezantuan skemën e ridizajnuar të shtesave për fëmijë, ku një një familje që ka 3 fëmijë i bie të marrin 90 euro në muaj apo 1,080 euro në vit.


Mbështetje shtesë për fëmijët dhe pensionistët, Murati: Pagesat do të ekzekutohen javën e ardhshme
Lexo po ashtu Mbështetje shtesë për fëmijët dhe pensionistët, Murati: Pagesat do të ekzekutohen javën e ardhshme

Kryeministri shtoi se 100 euro shtesë do të marrin edhe pensionmarrësit.

“Sikurse e kemi bërë traditë që sa herë që ka buxhet të mjaftueshëm, po ndajmë mbështetje shtesë në fund të viti nga 100 euro edhe për të gjithë pensionmarrësit”, tha Kurti.

Kurti shtoi se ndonëse sot është dita më e shkurt e vitit, pikërisht sot do të bëjmë zgjatjen e dorës së shtetit.

Ai tha se rritjen ekonomike e të hyrat buxhetore qeveria i ndan me të gjithë, e sidomos me ata që kanë nevojë të ndjenë dorën e shtetit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Kalo në kategori