LAJMI I FUNDIT:

Ndalohen për 48 orë dy të dyshuar për tentim vrasje dhe sulm ndaj policit në Gjakovë

Ndalohen për 48 orë dy të dyshuar për tentim vrasje dhe sulm ndaj policit në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarit P.B., dhe Z.B.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se P.B., dyshohet se sot (e premte) në një fshat të Komunës së Gjakovës, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, ka tentuar të privojë nga jeta Gj.B., duke shtënë në drejtim të tij.  Me këtë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Ndërsa, i pandehuri Z.B., dyshohet se sulmoi njërin zyrtar policor pasi i kishin shkuar në shtëpi për bastisje.


“Po ashtu, lidhur me këtë rast nga Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, edhe personi tjetër i dyshuar me iniciale Z.B, në datën dhe në vendin e njëjtë pasi që zyrtaret policor kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për bastisje, i dyshuari ka sulmuar njërin prej zyrtarëve policor, me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Mbajtje ne pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Prokuroria njofton se ndaj të dyshuarve P.B., dhe Z.B., brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori