Ukraina nuk do të lejojë më transitin e gazit rus përmes territorit të vendit pas fundit të këtij viti, ka njoftuar Volodymyr Zelensky pas takimit me liderët e BE-së në Bruksel.
“Ndalimi”, shtoi presidenti ukrainas, “do të zbatohet për çdo rrjedhë gazi që vjen nga Rusia për të shmangur rrezikun e shitjes së gazit rus në Evropë nën maskën e gazit të prodhuar nga Azerbajxhani”.
“Ne nuk do t’i lejojmë ata të fitojnë miliarda shtesë mbi gjakun tonë. Dhe çdo vend në botë që mund të marrë diçka të lirë nga Rusia, përfundimisht do të bëhet i varur nga ajo – qoftë kjo në një muaj apo një vit. Kjo është politika e tyre”, vazhdoi ai.
Deklarata dukej sikur ishte edhe për Robert Ficon, kryeministrin e Sllovakisë, një vend pa dalje në det që mbetet shumë i varur nga gazi rus.
Bëhet e ditur se Sllovakia importon tre miliardë metra kub nga Gazpromi çdo vit, duke mbuluar pjesën më të madhe të kërkesës së saj të brendshme.
Me afrimin e fundit të transitit, Sllovakia ka rritur përpjekjet diplomatike për të siguruar që flukset e energjisë të vendit të mos ndërpriten, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Si një alternativë, Bratislava mund t’i drejtohet Azerbajxhanit, një vend i vogël në Kaukaz që e ka pozicionuar veten si një opsion i përballueshëm për Evropën për të zëvendësuar gazin rus.
Megjithatë, marrëveshjet me Azerbajxhanin janë të diskutueshme për shkak të historisë së dobët të të drejtave të njeriut në vend.
Sipas skemës, shpjegon Bruegel, Rusia do të furnizonte Ukrainën me gaz të etiketuar si “gaz azerbajxhanas” ndërsa Azerbajxhani do të blinte gaz nga Rusia.
“Me fjalë të thjeshta, nuk do të kishte asnjë ndryshim në rrjedhat e gazit: tregtarët e BE-së do të blinin gaz nga Azerbajxhani, i cili do të blinte gaz nga Rusia”, shkroi Bruegel në një studim.
Por Zelensky e bëri të qartë se nuk do të toleronte një operacion të tillë mashtrues, duke argumentuar se Kremlini do të fitonte ende para dhe, si rezultat, do të ruante një burim kyç të të ardhurave për të financuar pushtimin e tij të kushtueshëm dhe brutal.
Ndryshe, lajmi pritet të përkeqësojë më tej lidhjet midis Kievit dhe Bratislavës.
Zelensky dhe Fico kanë pasur marrëdhënie të tensionuara që kur populisti sllovak u kthye në pushtet në tetor të vitit të kaluar.
Fico është rreshtuar gradualisht me Viktor Orbanin e Hungarisë për të marrë një qëndrim thellësisht skeptik për mbështetjen ushtarake për Ukrainën.
“Ukraina nuk do të ftohet në NATO. Ajo do të humbasë një të tretën e territorit të saj. Atje do të ketë forca të huaja ushtarake”, tha Fico një ditë përpara samitit në Bruksel.
Raportohet se Sllovakia është në kontakt me qeverinë ukrainase dhe me Komisionin Evropian, i cili mbron heqjen e plotë të gazit rus, për të gjetur një zgjidhje përpara se të përfundojë marrëveshja e transitit midis Ukrainës dhe Gazprom.
Ndalimi mund të prekë edhe Austrinë dhe Hungarinë, megjithëse në një masë të ndryshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos