LAJMI I FUNDIT:

BDI: Dënojmë kërkesën e Mickoskit për dorëheqjen e gjyqtarit Kadriu

BDI: Dënojmë kërkesën e Mickoskit për dorëheqjen e gjyqtarit Kadriu

Nga BDI përmes një kumtese kanë reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski i cili tha se një gjykatës i Gjykatës Kushtetuese duhet të japë dorëheqje për shkak se ka dhënë deklaratë në lidhje me kauzën shqiptare.

Nga BDI thonë se kryeministri po vazhdon të ushtrojë presion mbi gjykatën, siç thonë, për të realizuar iniciativën partiake.

Osman Kadriu: Nuk komentoj deklaratat politike, nuk jap dorëheqje
Lexo po ashtu Osman Kadriu: Nuk komentoj deklaratat politike, nuk jap dorëheqje

“BDI dënon kërkesën e kryeministrit për dorëheqjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu, për shkak të rezistencës së tij ndaj përpjekjeve të gjykatës për të zbatuar urdhra partiake.


Në vend që të reagojë ndaj sjelljes skandaloze të kryetarit të Gjykatës, i cili publikisht ka pranuar se qëllimisht nuk e zbaton Ligjin për Gjuhët, sepse “nuk i pëlqen”, kryeministri vazhdoi të ushtrojë presion mbi gjykatën për të realizuar iniciativën partiake.

I bëjmë thirrje kryeministrit që të ndalojë instrumentalizimin e gjykatës dhe të tërheqë menjëherë iniciativën për kontestimin e ligjit. Shteti i së drejtës nuk ndërtohet me presion politik mbi institucionet e pavarur”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Politikë
Kalo në kategori