Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi të martën se ka transferuar pjesën prej 20 miliardë dollarësh të një kredie prej 50 miliardë dollarësh të G7-s për Ukrainën, tek një fond i ndërmjetëm i Bankës Botërore për ndihmën ekonomike dhe financiare për vendin e shkatërruar nga lufta.
Departamenti i Thesarit tha se disbursimi përmbush zotimin e ndërmarrë në tetor për të dyfishuar angazhimin e Bashkimit Evropian për të ofruar 20 miliardë dollarë ndihmë, të siguruar nga llogaritë e ngrira ruse. Për këtë ndihmë po kontribuohet me kredi më të vogla edhe nga Britania, Kanadaja dhe Japonia.
Lëvrimi përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Donald Trump në janar ka për qëllim mbrojtjen e këtyre fondeve nga një rikthim i mundshëm nga administrata e re. Presidenti i zgjedhur Trump është ankuar se Shtetet e Bashkuara po i japin ndihmë të tepruar Ukrainës dhe ka thënë se do t’i japë fund luftës me shpejtësi, pa specifikuar se si.
Kredia prej 50 miliardë dollarësh për 30 vite, do të mundësohet me të ardhurat e interesit nga rreth 300 miliardë dollarë në llogari ruse, që qëndrojnë të ngrira që nga sulmi i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022. Vendet demokratike të G7ës e patën diskutuar këtë plan për muaj të tërë dhe ranë dakord për kushtet në tetor, përpara zgjedhjes së Trump, shkruan zeriamerikes.
Administrata e presidentit Joe Biden fillimisht kërkoi të ndajë përgjysmë kredinë prej 20 miliardë dollarësh, me 10 miliardë dollarë për t’u përdorur për ndihmë ushtarake dhe 10 miliardë dollarë për ndihmë ekonomike, por për pjesën ushtarake do të duhej miratimi nga Kongresi, një proces i bërë më i vështirë nga fitorja e gjerë e republikanëve në zgjedhje. Me transfertën e së martës, shuma e plotë do t’i kushtohet qëllimeve jo ushtarake.
Departamenti amerikan i Thesarit tha se shuma u transferua në një fond të ri të Bankës Botërore, “FORTIS Ukraine FIF”. Bordi drejtues e miratoi krijimin e fondit në tetor, me vetëm një vend që kundërshtoi, Rusia.
Banka Botërore, statuti i së cilës e pengon atë të merret me ndihma ushtarake, pati menaxhuar një fond të ngjashëm të ndërmjetëm humanitar dhe ekonomik për Afganistanin.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, mbikëqyri personalisht punonjësit që realizuan transfertën bankare të 20 miliardë dollarëve në fondin e Bankës Botërore, tha një zyrtar i departamentit.
“Këto fonde – të paguara nga të ardhurat nga llogaritë e ngrira të Rusisë – do t’i japin Ukrainës një impuls jetik mbështetjeje, ndërsa mbrohet nga një luftë e paprovokuar agresioni”, tha sekretarja Yellen në një deklaratë.
“50 miliardë dollarët që jepen kolektivisht nga G7 nëpërmjet kësaj nisme, do të ndihmojnë që Ukraina të ketë burimet që i nevojiten për të mbështetur shërbimet e urgjencës, spitalet dhe themelet e tjera të rezistencës së saj të guximshme”, shtoi ajo.
Fuqizimi i dollarit amerikan, që nga fitorja e zgjedhjeve të 5 nëntorit nga Presidenti i zgjedhur Trump, e ka ulur paksa kredinë e përllogaritur në dollarë. Sipas një pasqyre të kredisë së G7ës, BE-ja do të sigurojë 19.1 miliardë dollarë, Kanadaja 3.52 miliardë dollarë, Britania 2.88 miliardë dollarë dhe Japonia 3.11 miliardë dollarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush janë Resnickët, miliarderët që akuzohen për mungesën e ujit për shuarjen e zjarreve në Los Angeles?
Donald Trump: A do të jetë ai lideri që i jep fund luftës në Ukrainë?
Kanali i Panamasë, sfidat e ndërtimit të një lidhjeje midis oqeaneve
Mijëra protestojnë në Uashington kundër Trumpit
SpaceX "humbet" raketën "më të madhe dhe më të fuqishme në botë" - disa minuta pas ngritjes nga Teksasi
Cilat janë fazat e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta