A2 CNN ka zbardhur dëshminë e Majlind Habibit, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes së regjistruar 5 ditë më parë në Spitallë të Durrësit.
Sipas të dhënave nga grupi hetimor, 35-vjeçari ka shfaqur pendesë për aktin e kryer, duke pohuar se është shtyrë nga rrethanat e momentit të krijuar me viktimën, e identifikuar si Branko Shkoza (33 vjeç).
Autori ka rrëfyer para hetuesve se një ngacmim i Shkozës ndaj bashkëshortes së Habibit dhe ofendimet përkundrejt tij në momentin që i kërkoi të mos e përsëriste, e kanë shtyrë që t’i merrte jetën 33-vjeçarit.
“Shkak për sherrin u bë fakti se më kishte ngacmuar gruan. Unë nuk doja ta vrisja. Po në një moment e shtyva. Nuk kisha për qëllim që ta vrisja. I kërkova të mos më ngacmonte bashkëshorten. Ai mu përgjigj shumë keq, më ofendoi. Me tha: ‘Shiko bëj ndonjë punë tjetër se i zgjidh vetë hallet gruaja jote’. Në këtë moment mu errësuan sytë dhe nuk mendova gjatë. E shtyva dhe ai përfundoi në kanal. Unë më pas u largova në shtëpi dhe e lash aty”, ka rrëfyer 35-vjeçari.
Më tej ai ka thënë në polici se nuk i kishte shkuar ndër mend që Shkoza mund të kishte humbur jetën si pasojë e shtyrjes që i bëri.
“Nuk mendova se kishte vdekur, thash me vete se do ngrihet prap se në ujë ra. Ditën e dytë mësova se nuk kishte shkuar në shtëpi. Shkova sërish ditën e dytë te vendi ku u përleshëm dhe pash që trupi i tij ishte spostuar disa metra nga vendi. Nuk kisha guxim të tregoja se çfarë kishte ndodhur. Më kapi paniku. Kur e gjetën trupin e tij dhe e mori policia dhe ambulanca thashë nuk kanë për ta kuptuar, por do mendojnë se ka rënë vetë se edhe pinte alkool. Jam penduar shumë, por nuk i kisha asnjë borxh. Më kishte rënë në qafë”, mësohet të ketë deklaruar autori para hetuesve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Miftaraj: Mosveprimi i institucioneve në Ballkan po kompensohet me sanksionet e SHBA-së
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi
Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta