LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Kam një lajm për ata të tendës, Grubi non grata në SHBA

Taravari: Kam një lajm për ata të tendës, Grubi non grata në SHBA

Liderët e koalicionit VLEN sot kanë reaguar ndaj përfshirjes së Artan Grubit në listën e zezë amerikane, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari thotë se përfshirja e Artan Grubit në listën e zezë amerikane është një lajm i mirë për ato të tendave.

“Kam një lajm për ata të Tendës:


Artan Grubi sapo u shpall Persona Non Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, shkruan Taravari në Facebook.

Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti në listën e zezë të SHBA, sipas Departamentit amerikan të Shtetit
Lexo po ashtu Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti në listën e zezë të SHBA, sipas Departamentit amerikan të Shtetit

Edhe kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar për përfshirjen e Grubit në listën e zezë amerikane.

“Besoj tash është e qartë kur thosha se një ish ministër i Soravisë ishte refuzuar për vizë amerikane. Prej sonte edhe zyrtarisht”, shkruan Ibrahimi.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami shkruan se sot u vulos edhe nga partnerët tanë strategjik se shumë funksionarë të BDI-së janë të zhytur në korrupsion.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën Artan Grubin person non-grata. Kjo edhe një dëshmi që kemi thënë vazhdimisht se BDI po bën show për të shpëtuar veten e tyre në çdo rast, edhe së fundi me tendat ata po mundohen të mbulojnë korrupsionin dhe aspak nuk ju bëhet vonë për gjuhën shqipe”, shkruan Kasami.

Zv. kryeministri i Parë, Izet Mexhit thotë se sonte u vulos kauza jonë e drejtë.

“U djeg loja! Sonte u vulos kauza jonë e drejtë. Me sonte as valixhja nuk të sos punë. Rrini rahat”, shkruan Mexhiti.

Kujtojmë se Departamenti i Shtetit në SHBA në ditën kundër korrupsionit ka përpiluar listën ku janë renditur 14 persona nga mbarë bota të cilët sipas SHBA-ve kanë ndihmuar në krim dhe korrupsion, në të cilën nga Maqedonia e Veriut janë përfshirë Artan Grubi dhe Enver Bexheti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori