Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se në ushtrinë e Kosovës aktualisht janë vetëm 10% gra. Sipas saj, kjo përbën një përqindje të ulët.
Osmani ka folur në konferencën me temën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri: Një hap drejt barazisë më të madhe gjinore, paqes dhe sigurisë”, e cila organizohet në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.
“Kosova po shquhet jo vetëm brenda rajonit, por edhe në nivel ndërkombëtar. Në këtë drejtim ka shumë punë për t’u bërë, bota po përballet me sfida shumë komplekse. Aty ku ka pabarazi gjinore nuk ka sukses. Niveli prej 10 për qind është tejet i ulët. Asnjëherë nuk duhet të mjaftohemi me kaq, ne mundemi dhe duhet të bëjmë më mirë se kaq. Sidomos ne si shtet që synojmë anëtarësimin në NATO”, ka thënë Osmani.
Ajo ka shtuar se gjatë takimeve që zhvilloi në selinë e NATO-së “tema e parë e diskutimit ishte angazhimi i Kosovës në agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë”.
Sipas saj, përfshirja e grave ushtarake dhe angazhimi e avancimi i tyre janë në boshtin e NATO-s.
Duke shprehur bindjen që Kosova mund të bëjë më shumë në këtë drejtim, komandantja supreme e FSK-së ka thënë se duhen vepra konkrete, politika të përshtatshme dhe resurse të bollshme.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se si ministri kanë krijuar infrastrukturë ligjore që krijon barazi gjinore për të gjithë.
“Në Kosovë gratë dhe vajzat kanë qenë ato që kanë përjetuar mizorit. 20 mijë është numri i grave të dhunuara. Do të vazhdojmë që të angazhohemi në eliminimin e pengesave që stagnojnë avancimin e grave në Forcë. MB-ja ka krijuar infrastrukturë ligjore që krijon barazi gjinore për të gjithë. Gratë ushtare sot operojnë në kushte me të mira. Të gjitha masat e ndërmarra janë shtysa dhe inkurajojmë për integrimin e grave në ushtri”, ka thënë ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Haradinaj në Ferizaj: Kosovën e anëtarësoj në NATO më shpejt se kushdo tjetër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?