LAJMI I FUNDIT:

Barcelona favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e sulmuesit 18-vjeçar

Barcelona favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e sulmuesit 18-vjeçar

Gjatë javëve të fundit, spekulimet për të ardhmen e sensacionit të Malagas, Antonio Cordero, u rritën tej mase. 

Sulmuesi 18-vjeçar i cili ka shënuar tre gola dhe ka bërë po aq asistime në shtatë ndeshje të luajtura këtë sezon, është lidhur me një kalim tek disa klube të mëdha evropiane, siç janë Barcelona, Real Madrid dhe Arsenal. 

Cordero, i cili është tejet i vlerësuar në Spanjë do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit dhe tashmë është pothuajse e sigurt që nuk do të rinovojë. 


Kjo e bën atë si një mundësi e mirë në tregun e transferimeve dhe këtë po mundohet ta shfrytëzojë në avantazhin e vet Barcelona. 

Sipas një raportimi nga Relevo, blaugranasit janë favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e Corderos pasi të mbetet lojtar i lirë, ani pse do të përballen me konkurrencë të ashpër nga Ajaxi. 

Duke marrë parasysh faktin se ai operon si sulmues i majtë, Cordero do të ishte një blerje e mirë që nuk do t’u kushtonte asgjë dhe Barcelona gradualisht do ta përfshinte në ekipin e parë. 

Pozita e krahut të majtë të sulmit është një të cilën klubi po synon ta përforcojë gjatë verës, ani pse ata duan ta bëjnë këtë duke shpenzuar para për lojtarë si Rafael Leao./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

La Liga
Te Real Madridi

Te Real Madridi "me kontratë" lojtarët nuk kanë guxuar të thonë se Messi është më i mirë se Ronaldo

La Liga
Tammy Abraham shkëlqen, afrimet e dimrit vendosin ndeshjen – Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

Tammy Abraham shkëlqen, afrimet e dimrit vendosin ndeshjen – Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

Serie A
Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

La Liga
“Ne kishim kaq shumë pritshmëri, besuar se mund ta kthenim rezultatin” - fjalët e para të Mikel Arteta pas humbjes

“Ne kishim kaq shumë pritshmëri, besuar se mund ta kthenim rezultatin” - fjalët e para të Mikel Arteta pas humbjes

Premier League
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Kalo në kategori