LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri sirian deklarohet i gatshëm për ta transferuar pushtetin te opozita

Kryeministri sirian deklarohet i gatshëm për ta transferuar pushtetin te opozita

Kryeministri sirian Mohammed Ghazi Jalali ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me çdo lidership të zgjedhur nga populli.

Deklarata erdhi pasi rebelët hynë në Damask, morën kontrollin e kryeqytetit dhe dukshëm rrëzuan regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Kreu i qeverisë siriane vuri në dukje se ai mbetet në vend dhe komentoi procesin e transferimit të pushtetit në një qeveri kalimtare, e cila mund të përfshijë përfaqësues të opozitës.


Në një video  të postuar në faqen e tij në Facebook, Jalali ka thënë se do të shkojë në zyrën e tij për të vazhduar punën, përcjell Telegrafi.

Ndër tjera, politikani theksoi se qeveria është e gatshme t’i shtrijë dorën opozitës dhe t’i kalojë asaj funksionet e një qeverie.

“Ky vend mund të jetë një vend normal, duke ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët e tij dhe botën, por kjo varet nga çdo lidership i zgjedhur nga populli sirian. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me këtë udhëheqje”, tha Jalali.

Kryeministri sirian gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të mos dëmtojnë pronat shtetërore.

Ndryshe, pavarësisht raporteve të përhapura në media për arratisjen e supozuar të presidentit Assad nga Damasku në bordin e një aeroplani, kryeministri nuk sqaroi në deklaratën e tij nëse presidenti ishte larguar nga vendi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori