LAJMI I FUNDIT:

Pas 420 ditësh në robëri, Hamasi publikon videon e pengut të gjallë izraelit – ai ka disa lutje drejtuar Netanyahut

Pas 420 ditësh në robëri, Hamasi publikon videon e pengut të gjallë izraelit – ai ka disa lutje drejtuar Netanyahut

Hamasi ka publikuar një video e cila pretendon se tregon pengun izraelit Matan Zangauker në robëri, por të gjallë.

Në video, një burrë që prezantohet si Matan Zangauker, 24 vjeç, mund të shihet duke iu lutur udhëheqësve izraelitë që të bëjnë një marrëveshje që do t’i kthente robërit e mbajtur nga Hamasi në Gaza në Izrael.

Bëhet e ditur se vendet ndërmjetësuese, përfshirë Katarin, shohin një mundësi për një marrëveshje të mundshme që mund të lejojë lirimin e 100 pengjeve që mbahen në Gaza në këmbim të shumë të burgosurve palestinezë, pasi Izraeli nënshkroi një marrëveshje historike armëpushimi me Hezbollahun në Liban muajin e kaluar, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


Ndërkohë, i dërguari i Donald Trump për Lindjen e Mesme ka udhëtuar në Katar dhe Izrael në përpjekje për të nisur shtytjen diplomatike të presidentit të zgjedhur të SHBA-së për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gaza përpara se ai të marrë detyrën më 20 janar.

Ndryshe, Hamasi ka publikuar disa video të pengjeve që luten të lirohen gjatë rrjedhës së luftës, ndërsa ajo hyn në muajin e saj të pesëmbëdhjetë.

Forumi i Familjeve të Pengjeve, i cili përfaqëson anëtarët e familjes së tyre, e quajti videon “provë të jetës” dhe tha se “siguron prova të mëtejshme se pas më shumë se 420 ditësh në robëri, ka pengje ende të gjallë dhe duke duruar vuajtje të rënda”. /Telegrafi/