LAJMI I FUNDIT:

“Jeta tek Real Madridi ishte një makth”, Anelka rrëfehet për aventurën tek gjiganti spanjoll

“Jeta tek Real Madridi ishte një makth”, Anelka rrëfehet për aventurën tek gjiganti spanjoll

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Nicolas Anelka, ka folur për aventurën e tij të shkurtër në kryeqytetin spanjoll. 

Anelka kompletoi lëvizjen befasuese tek ‘Los Blancos’ para sezonit 1999/2000 pasi shënoi 17 gola në sezonin paraprak tek Arsenali aty ku fitoi Ligën Premier dhe FA Cup. 

Forma e tij për ‘Topçinjtë’ e alarmoi Real Madridin të cilët e panë atë si një prej sulmuesve të rinj më të mirë në Evropë. 


Sidoqoftë, përkundër shpresave që ai të dhurojë paraqitje të mira në Madrid, ish-reprezentuesi francez pati vështirësi ta shfaq versionin e tij më të mirë. 

Anelka rregullisht ka kritikuar mediat për faktin se u përfshin në jetën e tij në Spanjë, aty ku dështoi të shënoi gol në pesë muajt e parë tek klubi, para se të largohej pas vetëm një sezoni. 

“Unë e kuptoja se çfarë do të thoshte të ishe një yll kur arrita tek Real Madridi dhe e urreja këtë”. 

“Pasi u prita nga tifozët dhe gazetarët në aeroport, unë mendova: Çfarë po bëj këtu? Kjo është shumë e vështirë. Ishte fillimi i një makthi”. 

“Kam ndjerë shumë presion që nga fillimi. Çdo ditë në mediat spanjolle kishte një artikull dhe një foto për mua”. 

“Do të doja të shënoja më shumë, por nuk kisha mundësinë. Shumë gjëra ndodhën. Pjesërisht, më vjen keq. Lojtarët duan gjithmonë të luajnë për Real Madridin”. 

“Kishte shumë sakrifica për t’u bërë dhe unë isha shumë i ri për t’i kuptuar”, përfundoi francezi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Ndërkombëtare
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori