LAJMI I FUNDIT:

Një nënë tjetër në SHBA padit Mattel, për shkak të faqes pornografike të shtypur në paketimin e kukullës

Një nënë tjetër në SHBA padit Mattel, për shkak të faqes pornografike të shtypur në paketimin e kukullës

Një nënë nga Karolina e Jugut ka paditur kompaninë Mattel që merret me prodhimin e lodrave, pasi gabimisht kishte shtypur në kutinë e kukullave adresën e një ueb-faqe që ka përmbajtje për të rritur.

Kompania nxori në treg kukullën muajin e kaluar, në të cilën figuronte ueb-faqja Wicked, transmeton Telegrafi.

Mattel ka kërkuar falje për këtë që po e cilëson si “lëshim”, dhe ka tërhequr nga tregu kukullat me fytyra e Cynthia Erivo dhe Ariana Grande.


Por Holly Ricketson ka bërë një padi civile gjatë të martës, mbi pretendimet se i kishte blerë vajzës së saj një kukull që në pakon mbështjellëse kishte të shkruar adresën e një faqe pornografike.

Asaj madje ia kishte treguar e bija ueb-faqen që përmbante pamje për të rritur, thuhet ndër tjera në padi. U theksua se nga këto pamje, ajo ka pësuar stres.

Në dokumentet e gjykatës thuhet se ueb-faqja pornografik ishte një “gabim”, që është shtypur në paketimin e lodrës.

Gjithashtu u bë e ditur se kompania nuk ka ofruar rimbursim, pavarësisht këtij gabimi. /Telegrafi/