Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë mundësinë që t’i kthejnë Ukrainës armët bërthamore, ndaj të cilave Kievi hoqi dorë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, thotë Jake Sullivan, Këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare.
Zoti Sullivan i bëri komentet pasi u pyet në lidhje me një artikull të gazetës New York Times, të publikuar muajin e kaluar, në të cilin thuhej se zyrtarë perëndimorë, të paidentifikuar, kishin sugjeruar se Presidenti Joe Biden mund t’i kthente Ukrainës armët bërthamore përpara se të largohej nga detyra.
“Kjo nuk po shqyrtohet. Ajo që po bëjmë është shtimi i kapaciteteve të ndryshme konvencionale të Ukrainës, në mënyrë që të mund të mbrohen në mënyrë efikase dhe ta shtyjnë luftën në frontin rus, pa patur kapacitete bërthamore”, tha zoti Sullivan gjatë një interviste të dielën me rrjetin ABC News.
Rusia tha javën e kaluar se ideja ishte “çmenduri absolute” dhe se parandalimi i një skenari të tillë ishte një nga arsyet pse Moska i dërgoi trupa në Ukrainë.
Si pjesë e Bashkimit Sovjetik, Ukraina i trashëgoi armët bërthamore pas shpërbërjes së tij në vitin 1991 por hoqi dorë nga këto armë në bazë të një marrëveshje të vitit 1994 që njihet si Memorandumi i Budapestit, në këmbim të garancive të sigurisë nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Britania.
Më 24 gusht të vitit 1991, parlamenti i Ukrainës, Verkhovna Rada, miratoi Aktin e Deklaratës së Pavarësisë së Ukrainës. Shtetet e Bashkuara e njohën pavarësinë e këtij vendi më 25 dhjetor të po atij viti dhe hapën ambasadën në kryeqytetin Kiev. Presidenti Bill Clinton e vizitoi Kievin tre herë – në 1994, 1995 dhe 2000. /VOA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-780x439.jpg)
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
![Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-8-780x439.png)
Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?
![Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-39.jpg)
Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos
![Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-18-780x439.jpg)
Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi
![Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-12-780x439.jpg)
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?
![“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-50-780x439.jpg)
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?