LAJMI I FUNDIT:

“Gjendja stabile, nuk ka dëmtime kardiologjike apo neurologjike” – Fiorentina lëshon deklaratë për gjendjen e Edoardo Bove

“Gjendja stabile, nuk ka dëmtime kardiologjike apo neurologjike” –  Fiorentina lëshon deklaratë për gjendjen e Edoardo Bove

Fiorentina ka lëshuar një deklaratë ku konfirmon se Edoardo Bove është në terapi intensive, por testet e kryera kanë përjashtuan dëmtime serioze kardiologjike ose neurologjike.

Mesfushori 22-vjeçar u rrëzua gjatë ndeshjes së Serie A kundër Interit në “Artemio Franchi”, pas 17 minutash lojë.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin aty pranë, duke rikthyer vetëdijen në spital.


Momente ankthi dhe paniku në ndeshjen Fiorentina – Inter: Një lojtar ka rënë pa ndjenja në fushë
Lexo po ashtu Momente ankthi dhe paniku në ndeshjen Fiorentina – Inter: Një lojtar ka rënë pa ndjenja në fushë

Një deklaratë është lëshuar mbrëmjen e sotme nga klubi.

“ACF Fiorentina dhe Spitali Universitar Careggi kanë njoftuar se futbollisti Edoardo Bove, i cili u trajtua në fushë pas humbjes së vetëdijes gjatë ndeshjes Fiorentina – Inter, aktualisht është nën mbikëqyrje dhe është në terapi intensive”.

Lojtari i Violës mbërriti në urgjencë në kushte të qëndrueshme hemodinamike dhe analizat fillestare kardiologjike dhe neurologjike kanë përjashtuar dëmtimin akut të sistemit nervor qendror dhe sistemit kardio.

Ndeshja u ndërpre dhe do të ricaktohet për një datë të mëvonshme.

Lojtari i Fiorentinës përgëzohet për aftësitë e tij për dhënien e ndihmës së parë që mund të këtë shpëtuar jetën e Bove
Lexo po ashtu Lojtari i Fiorentinës përgëzohet për aftësitë e tij për dhënien e ndihmës së parë që mund të këtë shpëtuar jetën e Bove

Sipas protokollit të Serisë A, ajo do të rifillojë që nga momenti i ndërprerjes nga minuta e 18-të kur rezultati ishte 0-0.

Bove është një produkt i akademisë së të rinjve të Romës dhe ai iu bashkua Fiorentinës këtë verë në formë huazimi për 1.5 milion euro me opsion për ta bërë lëvizjen e përhershme për 10.5 milionë euro të tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori