LAJMI I FUNDIT:

Borussia Dortmund po përgatit një tjetër shitje prej 100 milionë eurove

Borussia Dortmund po përgatit një tjetër shitje prej 100 milionë eurove

Borussia Dortmund mbetet një nga skuadrat me futbollistët e rinj më të talentuar në Evropë.

Gjiganti gjerman është duke u përgatitur për një tjetër shitje të madhe pas atyre që bëri së fundmi me Erling Haaland, Jadon Sancho apo Jude Bellingham.

Jamie Bynoe-Gittens është ylli i radhës që ka filluar të shndritë në Signal Iduna Park, pasi është bërë i pandalshëm për kundërshtarët.


20-vjeçari anglez në 19 ndeshje këtë edicion ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në të gjitha garat.

Sky Sport ka raportuar se e ardhmja e anglezit pritet të jetë sërish në Ligën Premier dhe tanimë emra si Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham Hotspur kanë shprehur interesim për të.

Megjithatë drejtuesit e Dortmund i kanë bërë të qartë skuadrave të interesuara se nuk do ta lejojnë largimin e sulmuesit anësorë pa u paguar shuma prej 100 milionë eurove.

Gittens është pjesë e verdhezinjve që nga viti 2020 kur iu bashkua nga Manchester City për vetëm 100 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Kalo në kategori