LAJMI I FUNDIT:

Borrell dënon sulmin terrorist në veri: Akt i neveritshëm sabotimi ndaj furnizimit me ujë dhe energji në Kosovë

Borrell dënon sulmin terrorist në veri: Akt i neveritshëm sabotimi ndaj furnizimit me ujë dhe energji në Kosovë

Bashkimi Evropian e dënoi të shtunën, siç tha “me fjalët më të ashpra sulmin terrorist të kryer të premten në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok në veri të Kosovës”.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha në një deklaratë se ky “është një akt i neveritshëm sabotimi në infrastrukturën thelbësore civile të Kosovës, e cila siguron ujë të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës dhe është një komponent jetik i sistemit energjetik të saj”.

Në deklaratë thuhet se BE-ja u ka ofruar mbështetje autoriteteve të Kosovës dhe vazhdon të bashkërendojë hapat e ardhshëm me partnerët përkatës, duke përfshirë këtu edhe KFOR-in.


Misioni civil i BE-së për sundimin e ligjit EULEX po ofron ndihmë për autoritetet e Kosovës në përputhje me mandatin e tij.

Sulmi në Ibër Lepenc, shefi i delegacionit të PE-së: Mbështesim institucionet e Kosovës për kryerjen e një hetimi të plotë
Lexo po ashtu Sulmi në Ibër Lepenc, shefi i delegacionit të PE-së: Mbështesim institucionet e Kosovës për kryerjen e një hetimi të plotë

“Ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë ata në mbarë Kosovën që janë prekur nga sulmi. Këto mesazhe solidariteti dhe mbështetje ia kam përcjellë drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti pasditen e sotme”, tha zoti Borrell, duke nënvizuar se “veprimi kriminal i kryer në Zubin Potok duhet të hetohet dhe autorët e tij të vihen para drejtësisë”.

Bashkimi Evropian tha ai, do të vazhdojë të ndjek nga afër zhvillimet dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori