LAJMI I FUNDIT:

Drita fiton derbin në udhëtim te Ballkani dhe rrit diferencën në krye të tabelës

Drita fiton derbin në udhëtim te Ballkani dhe rrit diferencën në krye të tabelës

Drita ka fituar në udhëtim te Ballkani në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Gjilanasit kanë arritur të marrin një fitore të madhe ndaj rivalëve të vendit të dytë, duke rritur kështu edhe më shumë diferencën e pikëve me ndjekësit në tabelë.

Pjesa e parë e ndeshjes u takoi për një nuancë mysafirëve, të cilët arritën të shënojnë edhe një gol.


Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 22-të të takimit me anë të Almir Ajzerajt, i cili shënoi një gol të bukur për epërsinë 0-1.

Në pjesën e dytë, vendasit filluan më mirë duke rrezikuar shumë derisa gjeten golin e barazimit, por mysafirët u rikthyen përsëri duke shënuar dy gola tjerë.

Sunday Adetunji (64’) shënoi për barazimin 1-1, por Blerim Krasniqi (72’) riktheu epërsinë 1-2, teksa Arb Manaj (82′) nga afërsia shënoi për rezultatin përfundimtar 1-3.

Pas kësaj fitore, Drita e sheh veten në pozitën e parë me 34 pikë, teksa Ballkani i dyti me 26 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, gjilanasit e presin Dukagjinit, teksa therandasit luajnë në udhëtim te Ferizaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori