LAJMI I FUNDIT:

Situata në veri, Ramadani: Qeveria të kërkojë prezencën amerikane dhe të KFOR-it

Situata në veri, Ramadani: Qeveria të kërkojë prezencën amerikane dhe të KFOR-it

Ish-inspektori i Agjencisë për Inteligjencës, Burim Ramadani, pas shpërthimit të sotëm në kanalin Ibër-Lepenci, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i kërkojë prezencën amerikane dhe KFOR-it për të parandaluar përkeqësimin e sigurisë.

Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në të kundërtën, kjo ndodh pa pyetur fare Qeverinë, diçka sikur gjatë mesnatës midis 17 dhe 18 nëntorit 2024 në kufirin verior”.

Ai ka thënë se trupat ndërkombëtare ushtarake kanë vendosmëri të mos lejojnë që situata e sigurisë të dominojë në këta muaj.


“Këta muaj janë domethënës edhe për brenda Kosovës, edhe brenda Serbisë, por edhe në transicionin e e Administratës Amerikane te Presidenti Trum”, ka thënë Ramadani, transmeton Telegrafi.

Shpërthimet në veri, Haradinaj: Pasojë e politikës së gabuar të Qeverisë dhe LVV-së
Lexo po ashtu Shpërthimet në veri, Haradinaj: Pasojë e politikës së gabuar të Qeverisë dhe LVV-së

Pas shpërthimit të sotëm në kanalin e ujitjes Ibër-Lepenci, edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës.

“Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes praktike të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës. Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori