Lamborghini nuk e ka ndërmend të ndryshojë planet e elektrifikimit, pavarësisht se markat e tjera luksoze kanë tërhequr premtimet e tyre të mëparshme si përgjigje ndaj një ngadalësimi global në tregun e automjeteve elektrike.
CEO i Lamborghini, Stephan Winkelmann tha se linja e katërt e modeleve të kompanisë, kryqëzimi elektrik i paralajmëruar nga koncepti Lanzador 2023, mbetet në rrugën e debutimit para fundit të dekadës.
Ai shtoi se fundi i dekadës është mjaft larg që kompania të ruajë njëfarë fleksibiliteti.
“Ne kemi mjaft kohë për të vendosur nëse duhet të përshpejtojmë apo vonojmë prezantimin e veturave elektrike. Nuk po mendojmë të vonojmë asgjë tani për tani. Ne kemi thënë se duam të kemi automobilin tonë të parë elektrike deri në fund të kësaj dekade, dhe kjo është diçka për të cilën ne vazhdojmë të punojmë sepse thamë se duhet të jemi një makinë shtesë, një model i katërt”, tha Winkelmann për revistën Autocar.
Linja e Lamborghini, e cila aktualisht përfshin Urus SUV dhe supermakinat Temerario dhe Revuelto, tani është e pajisur me motorë hibridë, të cilët duket se u pëlqejnë klientëve.
Ndryshe, kompania kurrë nuk premtoi të heqë plotësisht motorin me djegie të brendshme deri në një datë të caktuar, gjë që doli të ishte një vendim i mençur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkuterët elektrikë po bëhen me airbag - shikoni testin e parë të përplasjes
Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike
Renault frymëzohet nga automobili i Batman-it, krijon veturën elektrike që mund të përshkojë 1000 kilometra me një mbushje
Toyota shet 10.8 milionë automjete në 2024 për të mbetur prodhuesi më i shitur i veturave në botë
Volkswagen mendon të ndërtojë Porshe dhe Audi në SHBA për të shmangur tarifat e Trump
Mercedes do të vë në funksion ChatGPT në 900 mijë vetura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?