LAJMI I FUNDIT:

Modernizimi i rrjetit “VALA”, Kurti: Rrjeti mobil i Valës mbulon gjithë vendin me 4G+ dhe mbi 65 për qind të territorit me 5G

Modernizimi i rrjetit “VALA”, Kurti: Rrjeti mobil i Valës mbulon gjithë vendin me 4G+ dhe mbi 65 për qind të territorit me 5G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e promovimit të projektit për “Modernizimin e plotë të rrjetit VALA”.

Kryeministri tha se Telekomi është tashmë një ndërmarrje e rimëkëmbur, me stabilitetit financiar e operativ, që po modernizon në tërësi rrjetin mobil me 5G e 4G+ në tërë Kosovën, duke dhënë shembull të mirë për vendin dhe për rajonin.

“Telekomi vendosi disiplinën, ristrukturoi radhët e veta, riktheu fitimin dhe e nisi projektin e madh të modernizimin të rrjetit mobil, shërbimit kryesor që ndërmarrja iu ofron qytetarëve tanë, pa dallim”, tha kryeministri duke theksuar se Vala kaloi plotësisht në kodin shtetëror të Republikës së Kosovës +383, si dhe modernizoi teknologjinë e saj.


Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Kurti shtoi se sot jemi përpara shumë vendeve të rajonit rreth e rrotull, ku rrjeti mobil i Valës mbulon gjithë vendin me 4G+, dhe mbi 65% e territorit të Kosovës shërbehet me 5G.

“Trafiku në rrjetin e Valës po rritet. Klientët janë gjithnjë e më të kënaqur, dhe numri i tyre po shtohet dita-ditës. Të hyrat nga shitja janë në ngritje, dhe e ardhmja e ndërmarrjes është e sigurt. Me udhëheqje vizionare dhe me infrastrukturë të avancuar, Vala është e gatshme të nxisë e të përkrahë transformimin digjital të shoqërisë sonë dhe t’i kontribuojë rritjes së vazhdueshme ekonomike të Kosovës”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se është e jashtëzakonshme të shohim se si Telekomi përparon dhe secilën herë përkundër të gjitha vështirësive që kanë ekzistuar.

E kryeshefja ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, tha se teksa po e promovojmë këtë projekt, Kosova është kthyer në lider në rajon në implementimin e teknologjive më të avancuara të kohës 4G+ dhe 5G në këtë shkallë në nivel vendi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Ekonomi
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal

Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal

Ekonomi
Kalo në kategori