Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka kritikuar qasjen e qeverisë Kurti në lidhje me situatën në veri, duke e cilësuar si një strategji për të fshehur dështimet dhe për të realizuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Tahiri theksoi se gjendja në terren në veri është e kundërta e asaj që pretendohet nga qeveria.
Ajo ngriti pyetje për faktin se si mund të flitet për sovranitet kur, sipas saj, në veri është krijuar një strukturë terroriste si ajo e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
“Gjendja në terren është me zero sovranitet. E para në qoftë se qeveria ka shtri sovranitetin, ashtu e pohojnë, e kemi policinë – pavarësisht se aty është NATO më mbrojt – çka ndodhi, nëse ka sovranitet, si ndodhi me iu kriju struktura terroriste midis veriut në Banjskë, si ndodhi? Kur ke sovranitetin, je shtet, nuk të ndodh para syve strukturë terroriste. Ani kush, një kryeterrorist, që pastaj doli që ai dhe pushteti, pra Qeveria paskan qenë në koordinim… ekziston një histori e bashkëpunim e VV-së me kryeterroristin”, ka deklaruar Tahiri.
“Çka d.m.th. sovranitet? Sovranitet d.m.th. kur Qeveria jep shërbime popullit të vet, por ne e dimë që në veri shumica është pakica serbe. Por pakica serbe bojkotuan zgjedhjet dhe dolën nga institucionet, çka kemi në veri. Kemi disa kryetarë të zgjedhur pa shumicën, kur shumica të braktisë zgjedhjet ti nuk ke demokraci, as legjitimitet”, ka shtuar ajo.
Ajo e cilësoi mungesën e sovranitetit si rezultat të humbjes së kontrollit nga Qeveria Kurti – për dallim sipas saj, nga qeveritë e kaluara – duke shtuar se kryeministri po përdor këtë situatë për të forcuar narrativen e tij për patriotizëm.
Sipas Tahirit, Kurti po e përdor proklamimin e sovranitetit në veri për të maskuar mungesën e rezultateve konkrete dhe për të realizuar obligimet ndërkombëtare lidhur me Asociacionin.
“…Erdhi Kurti e humbi sovranitetin. Sepse meqenëse duhej ta pranonte Asociacionin, këtij i duhej të përdorë karta për veriun. Të ngritë tensione, e dinte që s’ka rrezik se është NATP. Po të mos ishte NATO s’ka mund lehtë mi ngrit tensionet. I ngrinte tensionet, që në ato tensione para militantëve të vetë të thotë ‘ja unë jam ai patrioti, i bëj këto punë’. Ndërkaq jashtë syve të popullit e militantëve e ka bërë Asociacionin. Veç që se ka çuar në Gjykatë Kushtetuese. Me bë me çu merret vesh. Deri aty e ka pru draftin krejt i ka bërë”, ka thënë ndër të tjera Tahiri në RTVD.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos