LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Newcastle po mundohen ta bindin Isakun për qëndrim, shpalosin një koreografi fantastike për të

Tifozët e Newcastle po mundohen ta bindin Isakun për qëndrim, shpalosin një koreografi fantastike për të

Tifozët e Newcastle United e trajtuan sulmuesin e tyre Alexander Isak me një këngë dhe një koreografi të mrekullueshme përpara ndeshjes kundër West Ham në St. James Park.

Sulmuesi suedez është objektiv i shumë klubeve të mëdha dhe për shkak të spekulimeve për transferimin e tij, tifozët e Newcastle kanë bërë një gjest të madh ndaj Isak dhe i kanë dërguar mesazh të qartë se duan që ai të qëndrojë në radhët e Magpies.

Përpara se skuadrat të dilnin nga tuneli, flamujt blu dhe të verdhë, ngjyrat e kombëtares suedeze të Isakut, me emrin e tij të shkruar, u shpalosën në njërën pjesë të fushës.


Në anën tjetër të stadiumit qëndronte një pankartë ku shkruhej “Aleksandri i Madh” dhe foto e sulmuesit suedez.

Ata gjithashtu ngritën flamurin e Eritreanit, duke bërë homazhe për vendin nga janë prindërit e tij.

Koreografia e madhe bëri xhiron e shpejtë në rrjetet sociale dhe tërhoqi shumë vëmendje në Angli dhe mbetet për t’u parë nëse Isak do të qëndrojë në St. James’ Park.

Sulmuesi suedez ka shënuar 40 gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 78 ndeshje në Newcastle që nga transferimi i tij nga Real Sociedad në verën e vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori