LAJMI I FUNDIT:

Pasivizimi i adresave, Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Do të vazhdojmë të kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Pasivizimi i adresave, Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Do të vazhdojmë të kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë e Preshevës.

Në reagim thuhet se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje fenomenin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë.

“Ky veprim përbën një shkelje të të drejtave të njeriut dhe të standardeve për mbrojtjen e pakicave, duke privuar shqiptarët nga qasja në shërbime bazë dhe ushtrimi i të drejtave të tyre themelore”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.


Më tej kjo ministri thotë se “pasivizimi i adresave nuk është një çështje thjesht ligjore, por ka pasoja mbi jetën e përditshme të shqiptarëve në këtë rajon, duke cenuar të drejtat dhe barazinë e tyre”.

“Ministria ka adresuar dhe do të vazhdojë të adresojë këtë çështje në dialogun me autoritetet serbe, si dhe në forume ndërkombëtare. Përmes angazhimit të saj të vazhdueshëm, Shqipëria do të vazhdojë të kërkojë mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe pakicave”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori