LAJMI I FUNDIT:

Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë

Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur transformimin e sistemit të arkave fiskale në Kosovë, duke i kaluar ato në sisteme digjitale.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Murati ka shpallur lansimin e sistemit të ri fiskal, i cili synon të sjellë efikasitet dhe ulje të kostove për bizneset.

“Tash e sa kohë kemi punuar që të ndryshojmë sistemin e arkave fiskale, nga ato hardwerike siç është aktualisht, në arka fiskale softwerike apo digjitale. Sot e bëmë edhe lansimin e sistemit të ri, duke demonstruar edhe live se si funksionon.


Sistemi i ri që kemi ndërtuar mundëson komunikimin me ofruesit e softwerit përmes API, që nënkupton hapjen e tregut, pra më shumë konkurrencë dhe rrjedhimisht edhe kosto shumë më të lirë të operimit.

Pra, mjafton një laptop/kompjuter, dhe një printer termik, që një biznes të mund të lëshojë kuponë fiskalë, pa pasur nevojë të blihen arka fiskale të shtrenjta.

Sistemi i ri gjithashtu mundëson komunikimin edhe me aplikacion që skanon QR kodin e secilit kupon fiskal, duke hapur rrugë për skema të ndryshme nxitëse që shpërblejnë qytetarët të cilët marrin kuponin fiskal”, ka shkruar Murati.

Sipas tij, do të bëhet edhe plotësimi i udhëzimit administrativ, për të mundësuar fillimin e pilotimit me sistemin e ri.

“Do t’ju mbajmë të njoftuar për çdo zhvillim tjetër në këtë fushë. Stay tuned!

Qeveria digjitale”, ka shkruar ndër të tjera Murati. /Telegrafi/