LAJMI I FUNDIT:

“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” – Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen

“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” – Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen

Azdren Llullaku, ish-golashënuesi më i mirë i Superligës së Rumanisë në sezonin 2016/17, komentoi ngjarjet në ndeshjen Rumani – Kosovë, e cila u ndërpre në kohën shtesë kur rezultati ishte 0-0.

Në kohën shtesë, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, u bëri thirrje bashkëlojtarëve të tij të largohen nga fusha, pas thirrjeve anti – Kosovë që vinin nga tribunat.

Llullaku ka shpjeguar për Fanatik.ro  arsyet pse ekipi ynë vendosi të largohen nga fusha duke mos kthyer nga dhoma e zhveshjes.


Aktualisht sulmuesi që luan në Rumani te klubi Gloria Bistrița, ka treguar se lojtarëve të Kosovës nuk iu intereson aspak rezultati i ndeshjes.

Futbollisti i ardhur për herë të parë në Rumani në vitin 2012, në Gaz Metan Mediaș, ka shpjeguar se sa e vështirë është për një futbollist kosovar të dëgjojë thirrje që lidhen me Serbinë.

Madje, Llullaku u ka rrëfyer rumunëve se ka vuajtur shumë nga ky konflikt. Shtëpia e tij u dogj, duke arritur të shpëtojë me vështirësi nga lufta.

Foda: Nuk është i rëndësishëm vendimi i UEFA-s, Kosova është Kosovë
Lexo po ashtu Foda: Nuk është i rëndësishëm vendimi i UEFA-s, Kosova është Kosovë

“Jam i sigurt se do të ishin larguar nga fusha edhe sikur të ishte 3-0 për Kosovën! E pashë ndeshjen në TV. Më vjen keq që ndodhi kështu. Me sa di unë, lojtarët ishin të vendosur të largoheshin nga fusha në thirrjet e para të tifozëve rumunë, lidhur me emrin e Serbisë”.

“Jam 100% i bindur se nuk e bënë këtë për të marrë tre pikët nga komisionet e UEFA-s. Është thjesht shumë dhimbje. E kuptoni se ne kosovarët kemi kaluar luftën. Kemi familjarë të vdekur në luftë. Unë kam ikur nga andej, pashë gjithçka”.

“Është një plagë që nuk është mbyllur, nuk do të harrohet. Më besoni, kur dëgjoni thirrjen “Serbi, Serbia” është shumë, shumë e dhimbshme. Dhe që të mos ndodhte më, morën këtë vendim për t’u larguar nga fusha”, deklaroi Llullaku.

"Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitore" - rumunët flasin për vendimin e UEFA-s në lidhje me ndeshjen Kosovë-Rumani
Lexo po ashtu "Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitore" - rumunët flasin për vendimin e UEFA-s në lidhje me ndeshjen Kosovë-Rumani

Tutje, ai iu ka dhënë edhe shembuj se si ndjehen njerëzit në Kosovë kur në një stadium dëgjohen thirrje të tilla.

“Me sa dëgjova Amir Rrahmanin, ai tha se i gjithë stadiumi thërriste ‘Serbi! Serbia!”. Nëse do të bërtisnin katër ose pesë, nuk do të ishte problem. Por kur një stadium i tërë këndon, nuk është në rregull”.

“Për ne kosovarët kjo brohoritje është shumë e dhimbshme. Më mirë shaj nënën time, nëse do.

Po jap një shembull, që të kuptohet se çfarë ndjejmë kur këndohet diçka e tillë. Nëse në ndeshjen me Palestinën thërrasin “Izrael! Izrael!’, si mendon se ndihen lojtarët palestinezë, kur kanë mijëra fëmijë të vdekur, shtëpi të bombarduara? Po ju them se është e dhimbshme, sepse e kam kaluar”.

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Lexo po ashtu Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

“Personalisht kur kam ikur nga lufta më është djegur shtëpia. Na bombarduan nga pas, djathtas dhe majtas, ne gjetëm një rrugë, për të vrapuar nëpër male, drejt në Mal të Zi. Ke parë vetëm fatkeqësi, shtëpi të djegura, njerëz të vdekur. Është shumë e vështirë për disa që ta kuptojnë, sepse për fat nuk e kanë kaluar luftën”, nënvizoi Llullaku.

Tutje, sulmuesi që vjen nga Istogu, ka deklaruar se lojtarëve të Kosovës nuk iu ka interesuar rezultati i ndeshjes dhe të njëjtën gjë do ta bënin edhe nëse do të ishin duke fituar.

“Askush nuk do të më besoj, jam i sigurt, por e vë dorën në zjarr, sepse e di mentalitetin e popullit kosovar. E përsëris, nuk bëhej fjalë për largim nga fusha për tre pikë në “tavolinë”. Kështu mendonin se duhej të reagonin”, përfundoi Llullaku.

Për fundi ai nënvizoi se e di që Rumania do t’i marrë tri pikët, por nuk beson që Kosova do të përjashtohet nga gara që organizohen nga UEFA dhe FIFA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen

“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen

Përfaqësuesja e Kosovës
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai

“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai

Ndërkombëtare
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti pa ndjenja në ndeshjen ndaj Holandës

Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti pa ndjenja në ndeshjen ndaj Holandës

Ndërkombëtare
Legjenda e Real Madridit telefonon Perezin dhe i vetëofrohet pas lëndimit të Militaos

Legjenda e Real Madridit telefonon Perezin dhe i vetëofrohet pas lëndimit të Militaos

La Liga
Merr fund aventura e Neymarit tek Al Hilal? – braziliani ka arritur marrëveshje me klubin e ri

Merr fund aventura e Neymarit tek Al Hilal? – braziliani ka arritur marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori