LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë – Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë – Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se çmimet e grurit dhe vajit ushqimor në tregjet ndërkombëtare janë rikthyer në nivelet e para pandemisë.

Ai shtoi se edhe çmimet e deklaruara në Doganën e Kosovës pasqyrojnë këtë trend.

Megjithatë, ministri akuzoi opozitën për faktin që këto çmime ende nuk janë reflektuar në tregun e brendshëm.


“Qytetarët vazhdojnë të paguajnë bukën më shtrenjtë, sepse opozita e bllokoi Ligjin për Çmime Tavan në Gjykatë Kushtetuese,” shkroi Murati në një postim në Facebook.

Murati: Qytetarët po paguajnë bukën shtrenjtë, opozita bllokoi ligjin
Lexo po ashtu Murati: Qytetarët po paguajnë bukën shtrenjtë, opozita bllokoi ligjin

Deklarata e tij nxiti reagime të ashpra nga opozita.

Deputetja e LDK-së, ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në përgjigje të Muratit, akuzoi qeverinë për keqmenaxhim dhe dyfytyrësi, duke përmendur një skandal të raportuar së fundmi.

“4 vjet tu vajtu, jeni për keqardhje. Po për 100 mijë euro të vëllait të Fitores, që e regjistron fermën veç katër ditë para se me e marrë grantin, kush po del fajtor? Opozita apo Gjykata Kushtetuese?” shkroi Bajrami.

Ndryshe u raportua se  vëllai i deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, kishte përfituar një grant bujqësor prej rreth 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë.

raportohet se biznesi përfitues ishte regjistruar vetëm katër ditë para se të shpallej fitues i grantit.

Tensionet politike mes qeverisë dhe opozitës rreth çështjeve ekonomike dhe skandaleve vazhdojnë të dominojnë diskursin publik, ndërsa qytetarët përballen me çmime të larta dhe mungesë transparence në treg./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Ekonomi
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Ekonomi
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Botë
Murati: Qytetarët po paguajnë bukën shtrenjtë, opozita bllokoi ligjin

Murati: Qytetarët po paguajnë bukën shtrenjtë, opozita bllokoi ligjin

Ekonomi
Kalo në kategori