LAJMI I FUNDIT:

U dënua 150 milionë dollarë për shpifje, Rudy Giulianit i merren Mercedesi, orët luksoze dhe unaza e diamantit

U dënua 150 milionë dollarë për shpifje, Rudy Giulianit i merren Mercedesi, orët luksoze dhe unaza e diamantit

Rudy Giuliani ka dorëzuar veturën Mercedes-Benz të vitit 1980, koleksionin e orëve luksoze dhe një unazë diamanti, duke shënuar një përfundim të pjesshëm të një sage ku ish-kryebashkiaku i New Yorkut është përpjekur t’i shmanget drejtësisë.

Dy punonjëse zgjedhore nga Georgia, Ruby Freeman dhe Shaye Moss, po përpiqen të mbledhin një borxh prej 150 milionë dollarësh që Giuliani u ka borxh për më shumë se një vit.

Një avokat që përfaqëson Giulianin i tha një gjykatësi federal në New York se unaza dhe orët u dorëzuan përmes FedEx, ndërsa vetura “u dorëzua siç kërkohej” në Florida. Giuliani po ashtu ka udhëzuar bankën të transferojë të paktën 30 mijë dollarë nga një llogari bankare, sipas një dokumenti gjyqësor të paraqitur të premten, shkruan cnn.


Kjo lëvizje, e bërë nga avokati Joseph Cammarata, përfaqëson një moment të rëndësishëm për Freeman dhe Moss, të cilat u përballën me ngacmime të rënda pas zgjedhjeve të vitit 2020, kur Giuliani shpifi publikisht dhe në mënyrë të përsëritur ndërsa punonte si avokat për Donald Trumpin.

Giuliani pas këtij skandali humbi licencën për të ushtruar punën e avokatit, por mbetet pjesë e rrethit të Trumpit. Dokumenti gjyqësor vuri në dukje se ai planifikon të marrë pjesë në evente të lidhura me inaugurimin presidencial të Trumpit në vitin 2024.

Giuliani ka deklaruar se një nga orët e ka trashëguar nga gjyshi dhe dy të tjera janë dhurata nga liderë evropianë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Po ashtu, ata janë duke përgatitur dokumentet për të marrë në zotërim një apartament në Manhattan, me vlerë 6 milionë dollarë, që planifikojnë ta shesin. Sendet e tjera gjithashtu pritet të shiten për të filluar mbledhjen e borxhit prej afro 150 milionë dollarësh.

Freeman dhe Moss vazhdojnë të luftojnë në gjykatë për të fituar pronësinë e një apartamenti të Giulianit në Palm Beach, Florida, vlerësuar në 3.5 milionë dollarë dhe katër unazat të kampionatit të Yankees nga vitet 1990 dhe 2000.

Giuliani ka argumentuar se duhet të lejohet të jetojë ende në apartamentin në Palm Beach dhe Manhattan dhe se unazat e kampionatit ia ka dhuruar të birit vite më parë. Këto çështje pritet të shkojnë në gjyq në janar 2025, pak para inaugurimit presidencial.

Për më tepër, frigoriferi në apartamentin e Giulianit në Manhattan gjithashtu iu dorëzua Freeman dhe Moss, por avokati ka kërkuar kthimin e tij.

Ai gjithashtu ka kërkuar një vlerësim për Mercedesin, i cili dikur ishte në pronësi të Lauren Bacall, dhe nëse nuk vlen më shumë se disa mijëra dollarë, të kthehet sërish tek ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Myslimanët që votuan për Trumpin, zemërohen me udhëheqësit që po i zgjedh republikani

Myslimanët që votuan për Trumpin, zemërohen me udhëheqësit që po i zgjedh republikani

Amerika
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
Si duket një nga burgjet më famëkeq në botë - këtu gjenden më të rrezikshmit nga më të rrezikshmit

Si duket një nga burgjet më famëkeq në botë - këtu gjenden më të rrezikshmit nga më të rrezikshmit

Amerika
Raporti i fundit i Pentagonit - zbulohen qindra pamje të reja të UFO-ve

Raporti i fundit i Pentagonit - zbulohen qindra pamje të reja të UFO-ve

Amerika
U dënua 150 milionë dollarë për shpifje, Rudy Giulianit i merren Mercedesi, orët luksoze dhe unaza e diamantit

U dënua 150 milionë dollarë për shpifje, Rudy Giulianit i merren Mercedesi, orët luksoze dhe unaza e diamantit

Amerika
Kalo në kategori