LAJMI I FUNDIT:

Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Austria insiston “asnjë shtëpi nuk do të mbetet pa ngrohje” ndërsa Rusia “ndalon furnizimin me gaz natyror”.

Kancelari i Austrisë ka thënë “asnjë shtëpi nuk do të mbetet pa ngrohje” ndërsa pritet që Gazprom i Rusisë të ndalojë së dërguari gaz natyror drejt shtetit austriak.

Karl Nehammer tha se depozitat e gazit nëntokësor të vendit janë të plota dhe se ka furnizime alternative.


“Austria nuk mund të kërcënohet. Asnjë shtëpi nuk do të mbetet pa ngrohje, tha ai, shkruan skynews.

Në një njoftim të publikuar në platformën e qendrës evropiane të gazit, kompania austriake e naftës dhe gazit OMV ka thënë se është informuar nga Gazprom se prodhuesi rus i gazit do të zvogëlojë dërgesat e gazit natyror deri në zero nga ora 5:00 të mëngjesit.

Ndalesa e furnizimit vjen pas njoftimit të OMV-së se do të ndalojë pagesën për gazin rus si kompensim i fitores në arbitrazh prej 230 milionë eurosh – pas ndalesë së mëparshme të gazit për degën e saj gjermane.

Vendi është një nga shtetet e pakta evropiane që ende është e varur nga gazi rus, ndërkohë që të tjerët kanë zvogëluar importet pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në vitin 2022. /Telegrafi/