Familja e babait të Vanjës dëshmuan në gjyq, seanca e radhës më 20 nëntor
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, sot me propozim të Prokurorisë janë dëgjuar prindërit, motra dhe nipi i babait të Vanjës në lidhje me vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancë, ata folën për momentin kur mësuan se Vanja ishte zhdukur dhe kërkimin e saj. Ata folën edhe për marrëdhëniet e tyre familjare dhe gjendjen financiare.
Zoran Gjorçevski, babai i Aleksandrit, tha sot në gjykatë se ishte në kontakt të vazhdueshëm me familjen dhe zhdukjen e Vanjës e kishte mësuar nga ish-bashkëshortja.
“Isha në kontakt të vazhdueshëm me familjen, telefonova dhe nëna e Sashos po qante, më njoftoi se Vanja është zhdukur. I kërkova Aleksandrit të më tregonte se çfarë më duhej, ai më tha që Vanja është zhdukur. Unë jam vënë në dispozicion në çdo kohë, më tregoni ku të përfshihem”, tha ai.
Ai shtoi se Aleksandri i kërkoi të kontaktonte me disa që mund të ndihmonin, duke telefonuar miqtë e tij brenda dhe jashtë vendit.
“Po telefonoja një partner biznesi në Greqi për të parë nëse kishte ndonjë informacion”, tha ai.
I pyetur nëse e njeh Goce Trajkovskin, ai është përgjigjur se ata kanë qenë kumbarë dhe se në kontakt me familjen ka kuptuar se edhe Goce ka marrë pjesë në hetim.
Babai i Aleksandrit tregoi se Aleksandri punonte, nuk kishte borxhe dhe shumë kohë më parë kishte një varësi nga e cila u shërua dhe më pas u martua.
Në seancën e parë të mbajtur të akuzuarit Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, deklaruan se nuk ndihen fajtorë. Sipas aktakuzës, ata planifikuan së bashku të rrëmbenin vajzën 14-vjeçare për të detyruar një anëtar të familjes së saj të ngushtë që të siguronte para për shpërblim. Ndërsa, rrëmbimi i Pançe Zhezovski në Veles ka qenë me qëllim që ta detyrojë t’ua japë automjetin e tij “Citroen” për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.
Vanja, e mitura dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.
Lidhur me këtë rast dyshohet se ka ndihmuar pas kryerjes së veprës edhe një person tjetër, ndaj të cilit do të zhvillohet ndaras procedura.
Gjykimi udhëhiqet nga gjyqtari Ivica Stefanovski, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja Jaklina Krstevska.
Seanca e radhës gjyqësore do të zhvillohet më 20 nëntor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se ‘do të marrë hak’
Nikolloski: Objekti i Postës ishte planifikuar për një restorant nga udhëheqësia e mëparshme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët