LAJMI I FUNDIT:

Një romanist për ta shpëtuar Romën, Ranieri do ta marrë për herë të tretë drejtimin e Giallorosëve

Një romanist për ta shpëtuar Romën, Ranieri do ta marrë për herë të tretë drejtimin e Giallorosëve

Sa herë Roma është në pozita të vështira e fton Claudio Ranierin për t’i dalë në ndihmë dhe kështu ka ndodhur edhe tani.

Trajneri italian për herë të tretë pritet ta marrë drejtimin e skuadrë së tij të zemrës, pasi më parë e kishte drejtuar edhe për 12 ndeshje në vitin 2019 dhe në 84 ndeshje nga viti 2009 deri më 2011.

Roma ka ndryshuar dy trajnerë këtë edicion, duke e nisur me Daniele De Rossin dhe pastaj me Ivan Juric, por që të dy u shkarkuan.


Mediat italiane kanë raportuar se Ranieri ka udhëtuar drejt Londrës ku po qëndrojnë pronarët e Romës, Friedkin dhe tanimë ka gjetur një marrëveshje.

73-vjeçari do ta drejtoj Romën deri në fund të sezonit dhe pastaj do të mbetet pjesë e klubit, por në një rol drejtues.

Zyrtarizimi është çështje orësh, pasi tanimë gjithçka është kryer mes palëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

La Liga
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Ndërkombëtare
Plisat reagojnë për

Plisat reagojnë për "aktin më të turpshëm në historinë e sportit shqiptar"

Ndërkombëtare
Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por

Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por "nuk i kushtoi vëmendje"

La Liga
Kalo në kategori