LAJMI I FUNDIT:

Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e presidentit rajonal për përmbytjet katastrofike në Valencia

Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e presidentit rajonal për përmbytjet katastrofike në Valencia

Protestuesit po bëjnë thirrje për dorëheqjen e liderit rajonal të Valencias, Carlos Mazón, shkruan euronews.

Mijëra njerëz janë mbledhur në Valencia, për të protestuar kundër reagimit të autoriteteve spanjolle ndaj përmbytjeve vdekjeprurëse të javës së kaluar, transmeton Telegrafi.


Vendasit besojnë se përgjigja ishte keqmenaxhuar, me autoritetet që reaguan ngadalë dhe alarmet paralajmëruese për rreziqet e përmbytjes që janë dërguar shumë vonë.

Demonstrata, e organizuar nga grupe sociale dhe qytetare, denoncoi trajtimin e katastrofës dhe bëri thirrje për dorëheqjen e presidentit të qeverisë rajonale Carlos Mazón.

Shumë marshues brohorisnin “Mazón dorëhiqu”, ndërsa të tjerë mbanin pankarta me mesazhe si “ju na vratë!”

Disa protestues u përleshën me policinë përpara bashkisë së Valencias, ku protestuesit filluan marshimin e tyre drejt selisë së qeverisë rajonale. /Telegrafi/