LAJMI I FUNDIT:

Në listën e kandidatëve të LDK-së nga Peja edhe Gazmend Muhaxheri

Në listën e kandidatëve të LDK-së nga Peja edhe Gazmend Muhaxheri

Kryetari aktual i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, do të jetë pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës si kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kështu ka bërë të ditur kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

“Për ndryshimin e madh, do t’i mbledhim dhe më të mirët tanë! Prandaj, Kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri do të jetë pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit”- ka shkruar Abdixhiku në Facebook më 09.11.2024.


Ai gjithashtu ka theksuar se pjesë e listës do të jenë edhe kandidatët: Kujtim Shala, Fatmir Asllani, Xhenet Syka, Albulena Mujaj-Bajraktari, Sadri Berisha, Rexhep Kurbogaj dhe Besa Gaxherri.

“Me të tillë kandidatë, e të tjerë nëpër Kosovë, do t’i japim vendit listën më të fuqishme që ka patur ndonjëherë”, ka shtuar Abdixhiku.

Ditë më parë, kryetari i LDK-së ka prezantuar kandidatët e Prishtinës për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

para simpatizantëve të kësaj partie në Prishtinë, Abdixhiku tha se LDK-ja është ngritur në këmbë dhe nuk ka asgjë që e ndalë.

“‘Rruga e Re’ ka 120 projekte, 5 miliardë euro buxhet, ka 5 miliardë euro investime, ka 5% rritje ekonomike”, ishin disa nga premtimet e Abdixhikut.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori