LAJMI I FUNDIT:

Trump me fitoren në zgjedhje siguroi edhe imunitet presidencial – çka do të ndodh me akuzat e prokurorit Smith?

Trump me fitoren në zgjedhje siguroi edhe imunitet presidencial – çka do të ndodh me akuzat e prokurorit Smith?

Gjykatësi që mbikëqyr çështjen e ndërhyrjes në zgjedhjet e vitit 2020 të Donald Trumpit ka anuluar të gjitha afatet e mbetura gjyqësore pasi prokurorët thanë se kishin nevojë për më shumë kohë në mënyrë që të vlerësojnë se “si duhet të vazhdohet” pas fitores së republikanit në zgjedhje presidenciale amerikane.

Prokurori Special, Jack Smith e akuzoi vitin e kaluar 78-vjeçarin se ishte përpjekur të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe për mbajtjen e paligjshme të dokumenteve të klasifikuara në rezidencën personale në Mar-a-Lago, Florida, shkruan skynews.

Por, ekipi i Smithit po vlerëson se si të mbyllë dy çështjet federale përpara se presidenti i zgjedhur të marrë detyrën, në përputhje me politikën e Departamentit të Drejtësisë që thotë se presidentët në detyrë nuk mund të ndiqen penalisht, tha për Associated Press një person i njohur me këtë çështje.


Fitorja e republikanit ndaj Kamala Harrisit do të thotë që Departamenti i Drejtësisë beson se ai nuk mund të ndiqet më penalisht në përputhje me opinionet ligjore të departamentit, që synojnë të mbrojnë presidentët nga akuzat penale gjatë mandatit.

Në një kërkesë gjyqësore sot për çështjen e zgjedhjeve të vitit 2020, ekipi i prokurorit tha se kishte nevojë për “më shumë kohë në mënyrë që të vlerësonte këtë rrethanë të paprecedentë dhe për të përcaktuar kursin e duhur në përputhje me politikën e Departamentit të Drejtësisë”.

Ekipi i prokurorit deklaroi se do të informojë gjykatësin për “rezultatin e diskutimeve” deri më 2 dhjetor.

Gjyqi ndaj Trumpit ishte paraparë të niste në mars në Uashington, ku më shumë se 1000 mbështetës të tij janë përballur me akuza për rolin e tyre në trazirat në ndërtesën e Kongresit amerikan. Por, rasti është ndërprerë pasi Trumpi pretendoi se kishte imunitet nga përndjekja dhe më pas çështja shkoi në Gjykatën Supreme.

Në korrik, Gjykata Supreme tha se ish-presidentët kishin imunitet nga ndjekja penale dhe rasti u kthye te Chutkan për të vendosur se cilat pretendime të aktakuzës mund të çohen përpara.

Ndërkaq, rasti për dokumentet e klasifikuara është bllokuar që nga korriku, kur gjykatësi i emëruar nga Trumpi, Aileen Cannon, hodhi poshtë rastin mbi pretendimet se Smith ishte emëruar paligjshëm.

Smith e ka apeluar vendimin dhe çështja është ende duke u shqyrtuar nga Gjykata e Apelit.

Edhe pse Smith synon ta tërheqë rastin ndaj Trumpit për dokumentet e klasifikuara, ai me gjasë do të vazhdojë të sfidojë vendimin e Cannonit sa i përket ligjshmërisë së emërimit të tij.

Ndryshe, Jack Smith ishte edhe prokuror në Gjykatën Speciale të Hagës, ku po gjykohen pjesëtarët e UÇK-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj

Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj

Kroacia
Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare

Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare

Amerika
Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë

Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë

Evropa
Turbulenca gjatë fluturimit të aeroplanit të Lufthansa që po udhëtonte drejt Frankfurtit, lëndohen 11 persona

Turbulenca gjatë fluturimit të aeroplanit të Lufthansa që po udhëtonte drejt Frankfurtit, lëndohen 11 persona

Evropa
Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi

Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi

Evropa
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Kalo në kategori