LAJMI I FUNDIT:

Gjakova gjen qetësi pas rasteve të shumta të sfidës së vetëlëndimit nga TikTok, vetëm një po trajtohet nga Prokuroria

Gjakova gjen qetësi pas rasteve të shumta të sfidës së vetëlëndimit nga TikTok, vetëm një po trajtohet nga Prokuroria

Një muaj më parë Gjakova u trondit pas zbulimit të disa rasteve të vetëlëndimit të nxënësve të shkollave të mesme të ulta, si rezultat i një sfide të TikTok-ut.

Shenjat e para se diçka po shkonte keq, erdhën me një telefonatë që një prind i bëri drejtoreshës së Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi ku kishte shprehur shqetësim për një vetëlëndim të vajzës së saj.

Ajo urdhëroi drejtorët e shkollave, mësuesit, psikologët dhe policinë që të hetojnë rastet.


Gjatë gjurmimit të u gjetën të paktën 22 raste të vetëlëndimit mes vajzave nga shkolla të ndryshme në Gjakovë.

Gjakova në alarm nga sfida e TikTok-ut, 19 raste të vetëlëndimit të nxënëseve - ndalohen telefonat në shkolla
Lexo po ashtu Gjakova në alarm nga sfida e TikTok-ut, 19 raste të vetëlëndimit të nxënëseve - ndalohen telefonat në shkolla

Për këtë situatë shqetësuese, drejtoresha Kumnova-Baçi në një prononcim për Telegrafin ka treguar se nuk ka pasur më raste të tjera.

“Nuk kemi pasur më raste të reja. Numri i fundit i rasteve që kemi zbuluar ka qenë 22, pra që nga rasti i fundit e deri më sot nuk kemi më raste të raportuara”, tha ajo.

Ndërkaq nga Prokuroria Themelore e Gjakovës kanë bërë të ditur se në këtë institucion është vetëm një rast duke u trajtuar.

“Lidhur me pyetjen e parashtruar ju njoftojmë se lidhur me këtë rast në Prokurorinë Themelore Gjakovë është duke u trajtuar vetëm një (1) rast”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Telegrafin.

Tutje Prokuroria ka theksuar se janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me policinë.

“Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore, ashtu që veprimet hetimore për këtë rast janë duke vazhduar në bashkëpunim me policinë. Për shkak të ndjeshmërisë së rasti nuk mundë të japim më shumë informata lidhur me këtë rast”, thuhet tutje në përgjigjen e Prokurorisë.

Edhe nga policia në Gjakovë kanë bërë të ditur për Telegrafin se nuk ka pasur raste tjera të raportuara.

Raste të tilla pas Gjakovës ishin raportuar edhe në Kamenicë. Drejtori i Arsimit në këtë komunë Afrim Dervishi kishte treguar se disa nxënës të klasave 6-9 kishin provuar një formë tjetër të vetëlëndimit, duke testuar se kush po qëndron më shumë pa frymë.

“Kush qëndron më gjatë pa frymë”, drejtori i Arsimit në Kamenicë jep detaje si tentuan nxënësit ta lëndonin vetën të ndikuar nga sfida e “TikTok-ut”
Lexo po ashtu “Kush qëndron më gjatë pa frymë”, drejtori i Arsimit në Kamenicë jep detaje si tentuan nxënësit ta lëndonin vetën të ndikuar nga sfida e “TikTok-ut”

Kjo valë e sfidave të rrezikshme ka ngritur shqetësime të thella për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve në shkolla.

Ndaj këtij fenomeni kishte reaguar edhe Ministria e Arsimit, ku përmes një shkrese drejtuar të gjitha komunave kishte rikujtuar rëndësinë e zbatimit të politikave për mbrojtjen e fëmijëve.

MAShTI ka kërkuar që ky dokument të shpërndahet te drejtorët e shkollave, të cilët duhet ta përcjellin te stafi arsimor, për t’u lexuar dhe nënshkruar.

Raste të ngjashme ishin raportuar më parë edhe në Fushë Kosovë dhe Lipjan.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës janë zotuar të ndjekin me përparësi çdo raportim të mëtejshëm për incidente të ngjashme dhe të ndërmarrin masa të rrepta për të mbrojtur nxënësit nga lojërat e rrezikshme që qarkullojnë në rrjetet sociale si TikTok. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori