LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen në Shqipëri dy persona për llogari të autoriteteve italiane, pjesë e grupeve kriminale të trafikut të kokainës nga Amerika Latine

Arrestohen në Shqipëri dy persona për llogari të autoriteteve italiane, pjesë e grupeve kriminale të trafikut të kokainës nga Amerika Latine

Arrestohen në Shqipëri, me qëllim ekstradimin, dy pjesëtarë të grupeve kriminale të përfshira në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në Itali.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, arrestimi i dy shtetasve Juljan Kollçaku dhe Maksim Ndoci ka ardhur në kuadër të planit operacional ndërkombëtar antidrogë, të koduar “BOCA DEH RIO”, të zhvilluar nga agjencitë ligj zbatuese në Firence.

Gjithashtu, kontrollohen ambiente të lidhura me 20 shtetas të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari.


Nga kontrollet sekuestrohen 20,000 euro, 52 ora të markave të ndryshme, një automjet, shtatë celularë, kontrata noteriale dhe dokumente të tjera.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të planit operacional ndërkombëtar antidrogë, të koduar “BOCA DEH RIO”, të iniciuar nga agjencitë ligj zbatuese në Itali, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë e Forcës së Sigurisë Kombëtare, me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe me DVP-të Tiranë dhe Durrës, ekzekutuan vendimet e GjKKO-së, për:

-arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasve Juljan Kollçaku, 34 vjeç, banues në Kavajë dhe Maksim Ndoci, 30 vjeç, banues në Pukë, të akuzuar nga Gjykata e Firences, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;

-kontrollin e ambienteve të lidhura me 20 shtetas të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Nga hetimet e kryera në kuadër të planit operacional “BOCA DEH RIO”, dyshohet se këta shtetas, të organizuar si grup, gjatë periudhës 2018-2024, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike Kokainë nga Amerika Latine dhe më pas e kanë shitur në qytetet Pisa, Firence, Livorno, Venecia dhe Romë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin në Itali, të 2 shtetasve të arrestuar.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për hetime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori