LAJMI I FUNDIT:

Lamine Yamal shkëlqen me asistime, Olmo me gola – Barcelona mposht Espanyolin në derbin katalunas 

Lamine Yamal shkëlqen me asistime, Olmo me gola – Barcelona mposht Espanyolin në derbin katalunas 

Barcelona ka vazhduar me fitore në La Liga, teksa ka mposhtur Espanyolin në derbin lokal me rezultat 3-1.

Katalunasit e nisën fuqishëm ndeshjen dhe vetëm pas 12 minutave lojë kaluan të parët në epërsi.

Lamine Yamal dhuroi një asistim fantastik me të jashtmen për Dani Olmon, i cili me lehtësi shënoi për 1-0.


Vetëm 11 minuta më vonë, Barcelona gjeti edhe golin e dytë, kur Casado asistoi për mrekulli te Raphinha i cili doli përballë portierin mysafir dhe realizoi për 2-0.

Kur kaluan një orë lojë, Dani Olmo realizoi golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe të tretin për Barcelonën.

Me epërsinë e thellë të Barcelonës prej 3-0, përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Në pjesën e dytë vendasit ulën ritmin e lojës, teksa krejt çfarë u pa ishte goli i nderit për skuadrën mysafire i shënuar nga Puado në minutën e 63-të.

Vlen të përmendet se mysafirëve iu anuluan dy gola për pozitë jashtë loje në minutat 27 dhe 58.

Barcelona vazhdon kryesimin në La Liga me 33 pikë, nëntë më shumë se Real Madridi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

https://twitter.com/ESPNFC/status/1853097953381986677

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori