Poezi nga: Gregory Corso
Përktheu: Fadil Bajraj
Unë jam i humbur tmerrësisht në të tashmen
nuk mund të dal me nxitim nga shtëpia
dhe të shkoj të shoh mikun tim më të dashur
–ai vdiq para do kohe
Këndejpari është edhe nëna ime
ajo është betuar se do të kujdeset për mua
ama unë nuk e njoh
Pas 67 vitesh jetë
më në fund e takova
–ajo jeton larg në Nju Xhersi
nuk di çfarë të bëj në rrugë
nga t’ia mbaj …
Njerëzit, jeta—krejt ndryshe
zor që njoh ndokënd
Vendet e vjetra ku rrinim, disa janë zhdukur, të tjerat: të panjohura
Ngandonjëherë unë qaj për miqtë e mi të vjetër
ngandonjëherë pa kurrfarë arsye
ndihem i dëshpëruar pa asnjë arsye
fajtor për ndonjë mëkat të panjohur
të cilin ndoshta kurrë s’e kam bërë
Nuk i kam tradhtuar miqtë e mi
por veten
Tash së voni e kam kuptuar
se këta miq ishin të bekuar nga Zoti
Pas një jete pa dashuri
këta engjëj pa krahë më donin
Duke mos pasur haber se ç’është dashuria, në siklet,
nuk isha në dijeni të kësmetit tim
A urdhëroi Zoti: “Shkoni, shkoni doni atë që askush kurrë s’e ka dashur”
U desh një vit
dhe shumë vdekje gjatë atij viti
për t’i dhënë fund jetës me të cilën isha mësuar—
Në këtë jetë të re
i privuar nga të gjitha gjërat e njohura
më duket sikur kisha vdekur
dhe përmenjëherë u ktheva në jetë
në një botë të panjohur për mua—
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame