Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Ai kërkon nga kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje dhe vendi të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje, pasi sipas tij, po dëshmohet se pushteti aktual nuk është i aftë për të qeverisur vendin.
Gashi deklaron se mazhoranca në Kuvend për shkak të humbjes së numrave s’po merr pjesë në seanca të jashtëzakonshme, si dhe nuk po thërret seanca të rregullta plenare.
Javë më parë nga Lëvizja Vetëvendosje janë larguar tre deputetë. Deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica kanë dhënë dorëheqje nga partia në pushtet dhe janë deputetë të pavarur, kurse deputetja Drita Millaku ka aderuar në LDK.
Më parë nga LVV-ja, janë larguar edhe deputetët, Haki Abazi dhe Fatmir Humolli. Përveç deputetes Millaku, shefi i deputetëve të LDK-së, paralajmëron se shumë shpejtë edhe deputetë të tjerë të LVV-së, do të aderojnë në LDK.
Në anën tjetër, mazhoranca s’ka marrë pjesë në katër seanca të jashtëzakonshme të Kuvendit, të thirrura nga opozita.
Gashi në një intervistë për KosovaPress, flet edhe për bashkëpunimin LVV-Lista Serbe, porositë amerikane për Kosovën, situatën në veri të Kosovës, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Vetëvendosja s’po merr pjesë në komisione. Vetëvendosja s’po merr pjesë në seanca. Vetëvendosja po i dështon seancat. Vetëvendosja po i dështon komisionet hetimore parlamentare dhe po e dështon punën e Kuvendit. Kjo është si rezultat i mungesës së kontrollit nga ana e Vetëvendosjes. Ata s’kanë vullnet të kenë bashkëpunim.
Kjo mungesë e vullnetit të bashkëpunimit është evidente në këtë legjislaturë. Për herë të parë në historinë e parlamentarizmit në Kosovë nuk është arritur asnjë kompromis, bashkëpunim dhe koordinim mes pushtetit dhe opozitës.. Ne jemi në një situatë ku nuk ka shumicë parlamentare. S’ka shumicë qeverisje dhe LVV-ja nuk është e aftë të qeverisë vendin. Në këtë situatë normale duhet që kryeministri të jep dorëheqje dhe të hap rrugën për zgjedhje sa më shpejtë që është e mundur”, thekson Gashi.
Duke përmendur publikimin e përgjimeve ku dëgjohet shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila të bisedojë me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, tashmë terroristin, Milan Radoiçiq, Gashi thotë se një gjë e tillë është shqetësuese dhe dëshmon bashkëpunimin e LVV-së me Listën Serbe.
“Kemi pa bashkëpunim dhe koordinim të theksuar të Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Serbe, sidomos në dy vitet e para dhe komunikimin me kriminelin ndërkombëtarë, terroristin Milan Radoiçiq. Kjo është sjellje e çuditshme e një shumice parlamentare dhe kjo sjellje pengon parlamentarizmin në Kosovë dhe avancimin e demokracisë në Kosovë”, shton ai.
Gashi për KosovaPress thotë se porositë amerikane janë gjithnjë më eksplicite dhe ndëshkuese për Kosovën. Duke komentuar vizitën ditë më parë në Kosovë të ndihmës sekretarit amerikan të shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike James O’Brien, shefi i deputetëve të LDK-së, thotë se nuk pret ndonjë reflektim pozitiv dhe afirmativ për Kosovën nga ana e kryeministrit Albin Kurti.
“Gjithnjë më të qarta. Gjithnjë më eksplicite dhe më ndëshkuese për Kosovën. Kjo është fatkeqësi…Kryeministri në vazhdimësi ka qenë i papërgjegjshëm. Veprimet e tij kanë qenë veprime të papërgjegjshme në aspektin e sjelljes institucionale. Në këtë kohë fushate nuk presim ndonjë reflektim pozitiv dhe afirmativ për Kosovë nga ana e kryeministrit”, thotë Gashi.
Sa i përket situatës në veri, Gashi deklaron se atje momentalisht ka një gjendje të përkohshme, ku në teren ka prezencë më të madhe të policisë së Kosovës dhe largim të strukturave kriminale të Serbisë në Kosovë.
Mirëpo sipas tij, problematike është gjendja juridike, pasi konsideron se kryeministri Albin Kurti, përmes marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të arritur vitin e kaluar në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi i ka dhënë autonomi substanciale komunave në veri.
“Ajo çka ka ndodh është se ka një gjendje të përkohshme në veri të Kosovës. Gjendja e përkohshme e ndryshme sipas botëkuptimit tim nënkupton se është një situatë ku nuk ka gjyqtarë dhe prokurorë. S’ka përfaqësim të popullsisë lokale në institucione, por është e vërtet se ka një prezencë fizike më të shtuar të policisë së Kosovës dhe një mungesë të demonstrimit publik të strukturave kriminale të Serbisë në Kosovë.
Në aspektin faktik është e tillë, ndërsa në aspektin juridik ka një ndryshim negativ për interesin e Kosovës. Ka një marrëveshje ajo e Brukselit dhe aneksi i Ohrit të arritur nga kryeministri Kurti ku i japin autonomi substanciale për komunat me shumicë serbe në Kosovë. Në fokus janë komunat në veri dhe kjo është jashtëzakonisht ndryshim i situatës në Kosovë”, thotë ai.
Në anën tjetër, Gashi nënvizon se LDK-ja, është e gatshme për të dalë si parti fitimtare në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai bën të ditur se edhe deputetë të LVV-së kanë interesim për t’iu bashkuar LDK-së, krahas deputetes Drita Millaku, e cila adresoi në LDK ditë më parë.
Gjatë kësaj legjislature në Kuvend, para dy viteve edhe deputetja, Doarsa Kica-Xhelili nga mazhoranca ka kaluar në LDK.
“Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje. LDK-ja e ka kauzën dhe programin e vet. Kauza e LDK-së është programi ‘Rruga e Re’. LDK-ja është e angazhuar dhe motivuar. Pritjet tona janë që LDK-ja të kthehet bindshëm në qeverisje dhe Kosovës t’i jap një qeverisje të mirë, zhvillimore dhe përfaqësuese ku sundon rendi dhe ligji…Ka deputetë që kanë ardh nga LVV-ja drejt LDK-së. Ka deputetë të tjerë që kanë interesim t’i bashkohen LDK-së nga Lëvizja Vetëvendosje po ashtu. LDK-ja ka prurje të reja. Nuk mund të përmend emra, pasi s’është korrekte nga ana ime derisa nuk është formalizu dhe zyrtarizuar ardhja në LDK”, nënvizon Gashi.
Krahas këtyre, Gashi bën të ditur se partitë opozitare do të vazhdojnë thirrjen e seancave të jashtëzakonshme në Kuvend, siç thotë për ta dëshmuar paaftësinë e qeverisjes së LVV-së./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje